Mot i përkeqësuar dhe me stuhi të forta pritet sot në Vlorë.
Bashkia ka dalë me një njoftim ku u kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të shmangin parkimin.
Mësohet se si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi i mjeteve lundruese, kryesisht anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.
Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.
Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!



