Asambleja Kombëtare e PS/ Rama: Zgjedhje me rëndësi strategjike për të ardhmen e partisë (VIDEO)

Asambleja Kombëtare e PS/ Rama: Zgjedhje me rëndësi strategjike për të ardhmen e partisë (VIDEO)

Ka nisur punimet Asambleja Kombëtare e PS. Fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë me qëllim zbatimin e vendimeve të miratuara në Kongresin e 9 prillit.

Sekretari i Përgjithshme i PS, Damian Gjiknuri në fillim të fjalës së tij, ka thënë se do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri.

Gjiknuri ndër të tjera ka bërë me dije se suksesi i Kongresit të PS-së dhe mikpritja që ai pati nga delegatët tregoi se ne jemi e vetmja parti që dimë të bëjmë një gjë të tillë.

Proces riorganizimi në Partinë Socialiste. Do përcaktojmë axhendën deri në zgjedhjet vendore. Kongresi i PS, shumë i suksesshëm dhe inovativ. Reforma i shërben rifreskimit dhe organizimit.

Qenia gjatë në pushtet ka risqe, duhet riorganizimi. Garën nuk e kemi me të tjerët, por me veten

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së ka deklaruar se anëtarët e këtij organi mund të propozojnë kandidat për kryetarë të degëve të PS-së në gjithë Shqipërinë.

Të propozojnë kandidaturë edhe pa qenë pjesë e Asamblesë së PS-së, qoftë dhe duke ofruar kandidaturën vetiake për të drejtuar partinë socialiste.

Të gjithë kandidatët apo kandidatet për të drejtuar PS-në në çdo bashki, të kalojnë përmes një rruge që faktikisht përveçse garanton hapjen e partisë, mundëson vlerësimin e çdo kandidature, mundëson konkurrencën mes kandidatëve dhe siguron meritën brenda tyre.

Sipas librit të rregullave, kryesia ka ngritur një komision të posaçëm që do ti japë Kryesisë që në fillim të korrikut të miratojë kandidatët fitues.

Komisioni i këtyre zgjedhjeve do të ketë detyrë të posaçme për të prekur të gjithë territorin me përfaqësuesit e vet në mënyrë që të mos ketë as keqkuptime dhe as të përjashtuar nga ky proces dhe më pas për të garantuar që të gjithë kandidatët që do kalojnë fazën e parë të ballafaqojnë publikisht.

Sipas kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht kreut të socialistëve, jo vetëm që PS-ja do të jetë tërësisht e hapur, por synimi kryesor do të jetë ai i një forme të re bashkëdrejtimi të degëve, ku kryetar nuk do të jetë një i vetëm, por dy, me një grua dhe një burrë që mbartin funksionet.

Nga ana tjetër, Kongresi i hapi rrugë një procesi të ri të PS për të hyrë në zgjedhjet e reja për drejtuesit e Partisë në 61 bashkitë e vendit dhe të gjitha njësitë administrative. Është proces që jep mundësi simpatizantëvce dhe mbështetësve të PS që të përfshihen në zgjedhje.

Të gjithë kandidatët apo kandidatet do të kalojnë përmes një rruge që faktikisht përveçse garanton hapjen e partisë dhe siguron meritën në përzgjedhje.

Kryesia ka ngritur një Komision të Posaçëm zgjedhor për këtë proces që do të mbyllet në fund të qershorit. Komisioni do të ketë një detyrë të posaçme për të shpjeguar procesin që të mos ketë keqkuptime dhe as të përjashtuar si mungesë informacioni. Në raste që gara nxjerr në pah kandidatë që duhen vlerësuar do të ecim në bashkëdrejtim nga një burrë dhe një vajzë apo grua.

Aty ku nuk do të jetë e mundur që partia të bashkëdrejtohet, partia do të ketë një kryetar të vetëm. Nisim me nivel bashkiak njëherë dhe më pas me të parë e me të bërë. Është risi strategjike.

Sipas Ramës, këto janë zgjedhje me rëndësi strategjike për të ardhmën e PS.

Kjo është një zgjedhje me rëndësi strategjike për të ardhëm e PS, jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme vendore të cilat i kemi nisur dhe të cilave do ti kushtojmë vëmendje gjatë gjithë pjesës së dyte të këtij viti dhe pjesë së parë të vitit të ardhshëm, por jashtëzakonisht e rëndësishme për vitet që vijnë për gjithë këtë dekadë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy