Trump thotë se ka bërë “punë fantastike” në Azi

Trump thotë se ka bërë “punë fantastike” në Azi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka bërë “një punë vërtet fantastike” gjatë turneut 12-ditësh në Azi.

“Kanë qenë vërtet 12 ditë të mira dhe kam bërë shumë miq të mirë”, u tha Trump gazetarëve në aeroplanin presidencial, derisa kthehej nga Manila e Filipineve për në Uashington.

“Mendoj se kemi bërë punë vërtet fantastike”, tha Trump.

“Mendoj se frutet e punës sonë do të jenë të pabesueshme”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshjet e bëra të tregtisë, në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, "do të katërfishohen shumë shpejt, në mbi 1 trilion dollarë".

Trump nuk ofroi ndonjë dëshmi për këtë vlerësim.

Gjatë turneut në Azi, përveç Fillipineve, Trump ka vizituar edhe Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut dhe Vjetnamin.

Përveç tregtisë, udhëtimin e tij e ka dominuar edhe kriza bërthamore në Korenë e Veriut, për të cilën Trump vazhdimisht ka fajësuar regjimin e Kim Jong Unit. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy