Vilma Nushi flet nga shtrati i Covid (VIDEO)

Vilma Nushi flet nga shtrati i Covid (VIDEO)

E përfolur prej ditësh se ishte prekur nga Kovid, Vilma Nushi, bisnesmenia e bërë e  njohur për publikun pas përfitimit të koncesionit të çek up ka zbardhur vetë të vërtetën mbi gjendjen e saj shëndetësore. Nga shtrati i spitalit ku kurohet jashtë vendit, ajo i është drejtuar me një letër të hapur të gjithë atyre që sipas saj e kanë mallkuar për pasurinë e saj.

Kam marrë me mijëra urime, të shërohem sa më shpejt, por sot dua t'i flas atij që më ka mallkuar, atij që mendon se duhet të vdes meqë më di të pasur. Unë nuk kam asnjë pasuri në emrin tim siç thua ti, jo nga mania që kanë njerëzit të fshehin pasurinë, por nga arsyeja e thjeshtë se unë kam pasuri biznesin tim. Kështu mallkim yt s'ka vlerë se flet për gënjeshtra.

Me mllef Vilma Nushi flet edhe për politikën, të cilën e akuzon se ka përdorur emrin e saj për përfitime të vetat.

Sa fitoj unë, sa paguaj unë, nuk të duhet të dëgjosh fare, sepse unë nuk ekzistoj, por politika e përdor emrin tim, jo për të më ulur mua, por për të krijuar lidhje që nuk ekzistojnë përveçse në mendjen e tyre të sëmurë.

E pasigurtë për jetën e saj, Nushi thotë se eka ndërgjegjen e qetë dhe se është krenare për veprat që do të lërë pas.

Dhe a do vdes unë? Unë mund të vdes, siç do vdesim të gjithë , se nuk jemi të pavdekshëm, por nuk e dimë, kur. Por nuk do të vdes se do ti , por se atëherë do jetë ora. Ndaj po të shkruaj nga shtrati i spitalit, jo nga paniku se mos iki nga kjo botë prej mallkimit tënd, por nga qetësia që kam për jetën që kam lënë pas, për atë që kam bërë, e cila do jetojë më shumë se jeta ime fizike dhe natyrisht do t'u bëjë mirë shumë njerëzve në këtë botë. Ndoshta dhe ty dhe fëmijëve të tu.

E cilësuar nga Partia Demokratike si mikesha dhe financuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi akuzohet se është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera dhe se fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro. Pak ditë më parë, TvT kontaktoi Vilma Nushin për ta pyetur nëse ishte e prekur nga Covid, por kjo e fundit nuk preferoi të bëjë asnjë koment, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik tha se nuk kishte dijeni nëse zonja Nushi ishte mes te infektuarve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy