Maqedoni, nënë e bir digjen në shtëpi gjatë natës

Maqedoni, nënë e bir digjen në shtëpi gjatë natës

Një zjarr i rënë në Manastir u ka marrë jetën dy personave: nënë e bir. Siç raporton Alsat, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në rrugën “Daveani”.

Kryefamiljari i cili në ato momente ka qenë në oborrin e shtëpisë, ka kërkuar ndihmë por fqinjët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë ngrohësja elektrike e lënë ndezur. Trupi i gruas dhe djalit të saj 17-vjeçar do t’I nënshtrohen ekspertizës.

Ditë më parë në Tetovë, familja Zylbehari humbi 5 pjesëtarë në zjarrin që përfshiu shtëpinë e tyre gjatë natës. Fatime Zylbehari dhe katër fëmijët e saj, 3 djem dhe një vajzë të moshave nga 2-13 vjeç, humbën jetën nga zjarri ndërsa flinin në katin e dytë të shtëpisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy