
Pastori Akil Pano, ndalet në raportin për monitorimin e gjuhës së urrejtjes në Shqipëri, ku sheh si problem censure ndaj individëve me një personalitet që nuk konformohet me idenë e një lëvizjeje që lidhjet me gjininë dhe seksualizimin e fëmijës dhe qe prek familjen.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai u ndal në procesin gjyqësor ku është i përfshirë i nisur nga Komisioneri i Diskriminimit.
Pano tha se në procesin gjyqësor ku është i përfshirë veçohen dy deklarata të tij mbi çështjet e “prindit 1” dhe “prindit 2” të bëra në dy emisione, në formularët e aplikimit në kopshte dhe në shkolla, në vend të “mami dhe babi”.
Ndërsa kam folur për çështjen e mos zëvendësimit të nocionit babë dhe nënë dhe e kam parë si çnderim të nënës dhe babës, zëvendësimin me numra.
Komisioneri për Diskriminimin citon se për shkak se jam i dashur nga audienca dhe mesazhi vlerësohet, për shkak se kam përdorur fjalën dehumanizim në raport me numrin, është ngritur një lloj zemërate dhe Komisioneri thotë se si rrjedhojë e komunikimit tim në dy emisione televizive, është dhunuar fizikisht një transgjinor.
Në raportin e Komisionerit të Diskriminimit, referohet se transgjinori është dhunuar dy ditë para se të hap gojën për të folur. E para nuk e dimë që të ketë një transgjinor të dhunuar.
Dhe nga informacionet që ne kemi, në asnjë komisariat në Tiranë nuk ka deponim për dhunim transgjinori. Edhe nëse është dhunuar, është dhunuar, para se unë të hap gojën.
Të më veshësh atë që se mendoj, vetëm për të më veshur me histori dhune... ndërkohë që ne kemi pasur homoseksualë dhe lesbike në kishën tonë dhe ne i kemi pranuar.
Erdhën me maskat e ylberit, mbase për të krijuar dhe incident, duke tentuar të puthen, por në kishë nuk puthen në mënyrë erotike, as një burrë dhe një grua.
Unë i dua homoseksualët, si qenie të krijuara nga Zoti. Unë kam folur me etikë, se e di se sa peshon një fjalë e përdorur në mënyrë të papërshtatshme.
Këtu kemi të bëjmë me një skenar të montuar qëllimisht që zërat që flasin publikisht, hapur dhe qartë, të mbyllin gojën dhe pjesa tjetër të mbyllin gojën.
Komisioneri më akuzon se duke qenë se numrat më kujtojnë kampet e përqendrimit, është formë diskriminimi.



