Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN Live i ka cilësuar si qytetare protestat kundër rritjes së çmimeve.
Kalemaj deklaroi se të protestosh është gjest qytetarie, ndërsa theksoi se shteti duhet të kishte marrë masa paraprake për këtë krizë.
Sipas tij ne sot jemi të varur 100% nga importi dhe nuk kemi rezerva fizike.
Është piruete e qartë e Ramës që njeh shumë mirë protestat. Ai erdhi në pushtet kur vendi ishte përfshirë nga protestat siç ishte ajo e armëve, pastaj e studentëve etj. Në vendet e tjera nuk protestohet sepse atje qeveritë kanë reaguar, duke marrë masat. Ne kemi disa statistika shume trishtuese ku 45% e buxhetit të familjeve shkojnë për ushqime, pjesa tjetër për energji, naftë etj, të pamjaftueshëm me politikën në të dyja kahet kanë marrë iniciativën për të dalë vetë në shtet. Kam parë qytetarët të majtë, djathtë pa parti, aty kemi të gjitha ngjyrat e ylberit.
Ne duhet të shohim kush e sjell naftën dhe pse janë këto çmime sepse bursa ka shkuar në nivele të parakrizës dhe është e pajustifikuar që këtu ndryshon çmimi sikur jemi të lidhur drejtpërdrejt me pusin e naftës. Shteti duhet të merrte masa parapralke, ne sot jemi të varur 100% nga importi dhe nuk kemi rezerva fizike dhe në këtë mënyrë fillon spekulimi. Kjo është protestë qytetare civile, paqësore dhe se kuptoj pse duhet të qëndrojnë përballë policë me maska antigaz. Të protestosh është gjest qytetarie, nuk ëhstë çështje shifrash. Kjo nuk është protestë e thirrur nga politika, protesta është për të gjitha çmimet të cilat janë nisur në mënyrë katrastriofike brenda një harku kohor 2-3 javësh.



