Kume: BKH kontrolloi sot një tjetër apartament të Xoxës. Ka gjasa që Veliaj t’i jepet si “dhuratë” SPAK-ut (VIDEO)

Kume: BKH kontrolloi sot një tjetër apartament të Xoxës. Ka gjasa që Veliaj t’i jepet si “dhuratë” SPAK-ut (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live se ka gjasa që Erion Veliaj t’i jepet s’i dhuratë SPAK-ut, në një kohë që kryebashkiaku nuk është i angazhuar në fushatën e PS.

Po ashtu Kume bëri me dije se sot është kryer kontroll në një tjetër apartament që përdorej nga Ajola Xoxa, pranë qendrës “Harabel”. 

Do bënte sens si caktim i drejtues politik i Veliajt, pasi e ka mandatin e tretë, pasi në 2027-ën i përfundon mandati si kryetar bashkie, gjithmonë nëse do jetë, dhe atëherë do mbetej pa pushtet. Veliajn s’e shoh të angazhuar. Ka më shumë se një muaj që s’merr pjesë as në aktivitetet e PS. Ka sjellë disa ministra, funksionarë të tjerë. E ka sfumuar Veliajn në këtë aspekt. Mbase janë edhe këto arsyet e SPAK-ut. Sot sipas informacioneve që kam gjykata i ka miratuar SPAK-ut për kontrollin edhe të një apartamenti tjetër, që është në godinën ku ishte qendra ‘Harabel’ e znj. Xoxa. Apartamenti që është kontrolluar nga oficerët e BKH dyshohej se përdorej nga bashkëshortja e kryebashkiakut Ajola Xoxa. Ka gjasa që t’i jepet si dhuratë SPAK-ut që të merret me të. Mund të krijohen rrethana të reja, për fshehje të pasurisë”.

Lidhur me Partinë Demokratike, Kume tha:

Deri në 4 mars deputetët e PD dhe gjithë grupi më shumë do jenë të angazhuar për të identifikuar dhe regjistruar njerëzit në diasporë se sa do merren me fushatën këtu. Pritet një protestë kombëtare nga data 8 shkurt dhe kaq mbetet. Kur do ta arrish qeverinë teknike?!
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy