“Ke konflikt interesi me Berishën”, PD kërkon largimin e Ballës nga Komisioni për CEZ-in (DEBATET)

“Ke konflikt interesi me Berishën”, PD kërkon largimin e Ballës nga Komisioni për CEZ-in (DEBATET)

Partia Demokratike kërkoi sot dorëheqjen e deputetit Taulant Balla nga drejtimi i Komisionit hetimor të CEZ-it. Kërkesën e ka bërë deputeti Arben Ristani, i cili tha se ajo bazohet në konfliktin e interesit që Balla ka me familjen Berisha, për shkak të një çështjeje gjyqësore që fëmijët e ish-kryeministrit kanë hapur pak vite më parë ndaj deputetit socialist për shpifje. Pas debatit, Balla hodhi në votim kërkesën dhe kjo u rrëzua me 5 vota pro.

Debatet

Arben Ristani: “Ju jeni i dënuar si shifës me vendim gjyqësor dhe kjo është e mbyllur. Inatet personale me familjen Berisha nuk mund ti keni me këtë komision. Inatet janë jashtë këtij komisioni. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet konflikti i interesit” 

Taulant Balla: “Kjo është një lojë për të vonuar punën e këtij komisioni. Këtu nuk është ngritur komision hetimor për Shkëlzen Berishën, Argita Malltezin dhe Jamarbër Malltezin. Sali Berisha është thirrur si kryeministër dhe faktet që e lidhin atë me objektin e punës së këtij komisioni. E kuptoj që është lojë për të vonuar punën e këtij komisioni. Tha se do të paraqitej në orën 10:00 në këtë komision. Kjo është lojë e ulët që pas dy javësh dhe hidhen të njëjtat argumente pa bazë juridike. Doni ta hedh në votë kërkesën tuaj? Unë nuk tërhiqem nga hetimi i kësaj cështje që i kushtoi 419 milionë euro”.

Taulant Balla: Ka dhe një ish-gjyqtar që e kanë futur në burg.

Arben Ristani: Nuk kam qenë asnjëherë.

Taulant Balla: Doni ta hidhni në votim kërkesën tuaj?

Ristani: Vendos kryetari i Kuvendit.

Taulant Balla: Ke vendim të Gjykatës së Lartë për dënimin tënd.

Arben Ristani: Gënjen si mashtrues që je.

Taulant Balla:  Kërkesë e ulët për të shmangur Berishën të vijë në komision.

Ulsi Manja: Ai vendim gjyqësor nuk e ndryshon statusin e zotit Balla. Sepse zoti Balla është deputet.

Taulant BallaE hedhim në votim, 5 vota kundër.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy