Një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje ndaj djalit të pronarit të hotel “Voloreka”, është vënë në prangat e policisë së Pogradecit.
I arrestuari është 22-vjeçari Griseld Maxhari, 22 vjeç, banues në Pogradec.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29 prill, ka caktuar për të dyshuarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ndalimi i Maxharit, lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25 prill, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me Firdeus Berberin, i shpallur në kërkim, tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë Joan Muçllarin, 22 vjeç, banues në Pogradec.



