Prishja e teatrit, Basha: Parlamenti u kthye në noter, Meta të mos e dekretojë ligjin

Prishja e teatrit, Basha: Parlamenti u kthye në noter, Meta të mos e dekretojë ligjin

Një ditë pasi maxhoranca miratoi ligjin e ri për shembjen e Teatrit Kombëtar, PD-ja i bën thirrje presidentit Meta të mos e ddekretojë, ndërsa u kërkon ambasadorëve të mos heshtin.

Në një dalje për mediat në mesditë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestat në mbrojtje të teatrit.

“I bëjmë thirrje presidentit të mos ligjërojë vjedhjen e kryehajdutit. I bëjmë thirrje qytetarëve dhe atyre që kanë protestuar se forca e vetme që ka Rama është indiferentizmi ynë. U bëj thirrje ambasadoreve të flasin dhe të mos heshtin. Ja ku keni një veprim që dhunon sundimin e ligjit. Ja ku keni një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit. Ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nuk do ju besojë njeri nesër. Beteja vazhdon deri sa të ndalim dhe të mundim këtë taleban të kulturës dhe narkoman, që në fakt është e njëjta gjë. Do përballemi në rrugë e sheshe, do t’i bashkohemi çdo akti nga artistët, por po e them para jush e ta dëgjojë mirë, kryehajduti dhe banda e tij posaçërisht, Parlamenti i kthyer në noter të akteve kriminale të Ramës, do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar që janë më shumë e më të fortë se 75 hajdutët”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy