Forcat ruse kanë nisur sulme ajrore, me raketa dhe dronë, në disa rajone të Ukrainës.

Në rajonet e Lviv-it dhe Zaporizhzhia-s u goditën infrastrukturat energjetike, ku shpërthyen edhe zjarre.
Autoritetet bëjnë me dije se dy persona janë plagosur.
Ndërkohë IAEA, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, ngriti alarmin për rrezikun për sigurinë bërthamore të shkaktuar nga sulmet intensive ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pasi ato mund të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike që duhet të marrin termocentralet bërthamore të vendit në mënyrë të përhershme.



