Prokurorët rusë kanë kërkuar burgim prej gati gjashtë vitesh burg secili, për tre avokatë të cilët përfaqësonin Alexei Navalny, njoftoi të martën një aleat i liderit të ndjerë të opozitës.
Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Alexei Liptser akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste.
Ata u arrestuan në tetor 2023 dhe u shtuan muajin pasardhës në listën zyrtare të terroristëve dhe ekstremistëve.

Navalny, i cili vdiq papritur në një koloni penale të Arktikut në muajin shkurt, u dënua vetë për ekstremizëm dhe akuza të tjera, të cilat i mohonte të gjitha.
Prokurorët thonë se avokatët i kanë transmetuar informacion Navalnyt gjatë kohës që ai ndodhej në burg.



