Gratë japoneze konsiderohen si ndër më të bukurat dhe elegantet në botë. Ato tregojnë gjithmonë më pas se mosha e tyre reale dhe jetojnë gjatë. Sekreti i tyre i jetëgjatësisë mund të fshihet në dietën e tyre ushqimore.
Japonezet ndjekin një dietë të balancuar, shmangin ushqimet e shpejta dhe ato të pashëndetshme.
Ato konsumojnë gjithmonë prodhime të stinës dhe peshk gjatë gjithë vitit. Dieta tradicionale ushqimore japoneze ka mish, peshk, supëra, prodhime deri dhe sallatëra.
Ato gatuajnë kryesisht me avull, pjekje dhe shumë pak vaj. Perimet gatuhen pasi janë grirë me kujdes dhe kjo bën që të ruajnë shumë prej vlerave ushqimore.
Japonezet kanë prirjen ta ruajnë formën, ngjyrën dhe shijen origjinale të ushqimit, që do të thotë jo shumë erëza apo produkte të tjera të shtuara.
Në Japoni ka një ritual të mirëfilltë të ngrënies. Japonezët hanë ngadalë, me copa të vogla dhe pjatat nuk i mbushin kurrë plot. Ata nuk e dekorojnë kurrë pjatën dhe nuk përziejnë dy ose më shumë gatime në të.
Orizi është pjesë esenciale e të gjitha vakteve. Ai gatuhet pa kripë dhe pa gjalpë.
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm në Japoni. Ai përfshin disa ushqime si peshk, oriz, supë, perime jeshile dhe çaj.
Ëmbëlsirat konsumohen rrallë dhe në porcione të vogla. Japonezët kanë shije krej të ndryshme nga perëndimorët kur është fjala për kekët apo kremin e gjalpit. Ata kanë një lloj akulloreje të bërë me oriz që njihet me ermin mocha. Ëmbëlsirat japoneze janë kryesisht me pak ose aspak yndyrë dhe me pak sheqer. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



