Haliti: Me këtë kurs Kurti do ketë fatin e Berishës. Nëse ndryshon gabimi mund t’i falet si adoleshent politik që është (VIDEO)

Haliti: Me këtë kurs Kurti do ketë fatin e Berishës. Nëse ndryshon gabimi mund t’i falet si adoleshent politik që është (VIDEO)

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti deklaroi në një lidhje skype për MCN Live se nëse kryeministri Kurti vazhdon me kursin e tij në raport me SHBA-të dhe ndërkombëtarët mund të ketë fatin e Berishës për t’u shpallur “non grata”. Haliti tha se nëse Kurti ndryshon kurs atëherë gabimi mund t’i falet “si një adoleshent politik që është”. Haliti tha se PDK është kundër faktit që veprimet në Veri të Kosovës janë bërë pa marrëveshje me SHBA-në dhe pa e informuar këtë të fundit. Deputeti i PDK tha se duhet të përsëriten zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe, dhe të sigurohet pjesëmarrja e këtyre të fundit në zgjedhje.

Duhet kohë që të arrihet besimi reciprok i Kosovës me Perëndimin. Duhet të ketë vullnet të dyanshëm. Deklarimet janë pozitive, ka shenja edhe nga Beogradi edhe nga z.Kurti pas bisedimeve që janë zhvilluar me protagonist të caktuar të BE-së dhe SHBA-ve. Mirë është që të merret vendimi që të përsëriten zgjedhjet dhe të shohim më tutje se çfarë do bëjmë me marrëveshjen e Ohrit. Qëndrimi ynë ka qenë konsistent që marrëdhëniet me SHBA-të nuk mund të prishen. Jemi kundër asaj që veprimet janë bërë pa marrëveshje me SHBA-të, pa marrëveshje me ambasadën e SHBA-ve dhe pa informuar se çfarë do bëjmë. Historikisht ne në të gjitha periudhat kohore, edhe gjatë kohës që kemi qenë të pushtuar dhe gjatë procesit për liri kemi kërkuar ndihmë edhe nga Shqipëria, SHBA dhe Perëndimi në përgjithësi. Faktor kryesor që ne sot jemi të lirë janë SHBA-të, Evropa, Shqipëria dhe lufta e UÇK-së. Këta faktor duhet të konsultohen për çdo veprim. Zonja Osmani i ndërron fjalët çdo ditë, por duhet të marrë përgjegjësinë sepse është presidente, dhe duhet të thërrasë kryeministrin dhe partitë politike dhe të vendos që të shpallen zgjedhjet në Veri. Ambasada e SHBA-ve në Beograd dhe Prishtinë duhet të jenë të sigurta që do marrin pjesë serbët në këto zgjedhje. Bisedimet që kanë bërë faktorët e brendshëm të Kosovës dhe Serbia, i kam parë vetëm në deklarime publike dhe media. Janë dashur të piqen kushtet për të shpallur zgjedhjet në Veri. Mendoj që në kushte të njëjta nuk duhet të hyhet në zgjedhje.

Zgjidhja është ajo që ka kërkuar ambasadori i SHBA-ve dhe Blinken, s’ka zgjidhje tjetër. Sondazhet e nxjerrin Kurtin si parti të parë, me dallim të madh nga partitë e tjera, PDK-ja dhe LDK-ja. Propaganda është bërë në favor të Kurtit dhe veprimeve të tij. Unë mendoj që kjo ishte fitore e Pirros në Veri të Mitrovicës. Ne duhet të ecim bashkë me amerikanët dhe NATO-n dhe të shtensionojmë raportet me Serbinë. Duhet të bëjmë edhe ne dhe ata lëshime dhe duhet të fillojë menjëherë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. E kuptoj z.Kurti, e kam dëgjuar deklaratën e tij, por më ka bërë përshtypje që s’ka qenë i sigurt në atë që po thotë, nga gjuha e trupit që kam lexuar, por e ka thënë për të motivuar anëtarët e partisë së vet, për t’i bindur që ka fuqi të madhe edhe në raport me amerikanët dhe NATO-n.

Deklarata kam dëgjuar mjaft, ne kemi shembullin e tashëm në Shqipëri. Raportet me SHBA-të janë lënduar disa herë në proces, por kjo e fundit ka qenë më e rënda për ta. Nëse Kurti vazhdon me kursin e tij, do të ketë fatin e atij që futet në ato listat e zeza, blu, a çfarë janë. Me siguri që nëse vazhdon kështu do ketë fatin e Berishës. Nëse e ndryshon kursin mund t’i falet gabimi si adoleshent politik që është”.

I pyetur mbi rolin e kryeministrit Edi Rama në raport me Kosovën, Haliti tha:

Rama ka bërë përpjekje maksimale për t’u afruar, për t’i diskutuar dhe trajtuar çështjet bashkë. Por s’ka pranuar të marrë rolin e Vuçiçit për ta shpallur veten një farë protagonist që ka në dorë Kosovën dhe mund të bëjë çfarë të dojë me Kosovën. Deklarata e mbrëmshme në opinion ka qenë deklaratë e pjekur e një politikani që ka informata të mjaftueshme. Ne kemi pasur gjithmonë kontakt me Shqipërinë. Edhe me regjimin e Enver Hoxhës jemi këshilluar dhe jemi qortuar. Edhe me Ramiz Alinë jemi këshilluar dhe qortuar, edhe nga Berisha, edhe nga Nano. Dua të them që Edi Rama ka ruajtur një farë pavarësie, por ekziston një plasaritje mes z.Rama dhe dy protagonistëve që janë shtetarë të Kosovës, arsyet i dinë ata mes veti. Nuk e shohim si mundësi që ta rrëzojmë Kurtin në Parlament sepse s’i kemi votat. Ne nuk jemi dakordësuar që të bëjmë mocion mosbesimi. E vetmja mundësi është që ne ta ndihmojmë z.Kurti me kritikat në Parlament që ai të reflektojë për gabimet që ka bërë”.

Haliti tha se çdo goditje ndaj kryeministrit të Kosovës, nuk është goditje vetëm për Albin Kurtin, por është goditje për Kosovën.

Për politikat shoviniste të Serbisë asnjë politikan i Kosovës s’është i dashur dhe i pranueshëm. Ata e kanë të deklaruar dëshirën e tyre për t’u shkëputur, për t’u ndarë. Unë mendoj që gabimet e serbëve në Kosovë janë që kanë dalë nga institucionet e Kosovës dhe kjo ka krijuar një situatë të pakëndshme. Nuk besoj se ka pasur pengesa në dhënien e buxhetit, në dhënien e mjeteve që kanë nevojë komunat. Ka pasur një debat të madh lidhur me pagesat që ne kemi bërë si shtet çdo vit për qytetarët e asaj pjese të Veriut, për pagesat e energjisë elektrike, ka pasur kundërshtime, por prapë qeveria Kurti i ka bërë pagesat. Qëndrimet e tij kanë qenë më nacionaliste, edhe për shkak të fushatës që ka zhvilluar, edhe për qëndrimet e ngurta...Serbia e ka futur në kurth z.Kurti për të bërë veprime me polici dhe për t’i dërguar kryetarët e komunave në zyra. Serbia ose shërbimet e fshehta kanë dërguar dhjetëra policë specialë dhe i ka tërhequr menjëherë të nesërmen në Veri. Besoj që takimet që ka bërë Vuçiç, qoftë në Moldavi dhe Sllovaki, mund të kenë rakorduar që të fillojnë me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Protestat mund të ndryshojnë por ata mesazhin kundërshtues në raport me Kosovën kanë për ta dhënë në vazhdimësi. Çdo goditje ndaj kryeministrit të Kosovës, jo ndaj Kurtit, është goditje për Kosovën. Çdo gabim që bën Kurti si kryeministër është për t’u dënuar nga kosovarët dhe jo nga të tjerët. Jam i dyshimtë që do ndalen me kaq, nëse Kurti mban këto qëndrime kaq të ngurta në raport me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy