Një foto ku duket kreu i ri i Parlamentit të Maqedonisë, me dy flamuj shqiptarë në zyrën e tij ka shkaktuar indinjatë në qarqet e nacionalistëve maqedonas.
Kryetari shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sapo mori detyrën, dekoroi zyrën e tij me një flamur shqiptar përkrah atij të Maqedonisë dhe një tjetër flamur të Shqipërisë në raftin prapa.
“Votat e LSDM nuk janë dhënë për të vendosur flamurin shqiptar apo për të dëgjuar himnin kombëtar shqiptar”-, shkruan gazeta “Republica Shkup”.



