40-vjeçari mbajti peng fëmijët, Garo: Bardha Marku është e frikësuar (VIDEO)

40-vjeçari mbajti peng fëmijët, Garo: Bardha Marku është e frikësuar (VIDEO)

Bardha Marku, nëna e 2 fëmijëve të mitur që u morën peng nga bashkëshorti i saj, Aleks Marku, tha dje në një deklaratë për mediat se nuk ka qenë në banesë momentin kur 40-vjeçari terrorizoi banorët e zonës së plazhit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, duke qëlluar herë pas here me kallashnikov.

Gazetarja Ervina Garo në një lidhje të drejtpërdrejtë më MCN Live tha se nëna e fëmijëve ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për pengmarrje të fëmijëve. Garo tha se Bardha Marku ndihet e frikësuar.

Ajo ka pohuar që nuk bëhet fjalë për pengmarrje pasi i ka trajtuar mirë ata. Ajo ka përmendur vetëm dhunën dhe ka konfirmuar se do të kërkojë divorcin. Bardha Marku ka pohuar se është e frikësuar nëse bashkëshorti del nga burgu. Është konfirmuar që 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve narkotike.

Mbi 40-vjeçarin rëndojnë 4 akuza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy