Ja kur mund të arrestohet Saimir Tahiri

Ja kur mund të arrestohet Saimir Tahiri

Pasi prokuroria lëshoi kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që do hapte rrugë veprimeve të prokurorisë, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi do të mbledh këshillin e rregullores, mandateve dhe imunitetit. Kjo bledhje do të përcaktojë nëse kërkesa e prokurorisë do shkojë drejt parlamentit që do të pasonte me votimin e fshehtë të deputetëve. Sipas proçedurës deputeti për të cilin mblidhet këshilli i rregullores në këtë rast Saimir Tahiri,  njoftohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha kur do të mbahet mbledhja. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Këshilli i rregullores i cili përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca përbëhet nga:  Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço  dhe Dhurata Çupi.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, duhet të hartojë një raport që do ti bëhet i njohur të gjithë deputetëve në seancë plenare,  në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin te ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, e cila parashikohet për ditën e mërkurën, në 25 tetor. Në nisje të seancës i jepet fjala deputetit për të cilin është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Deri në votimin e parlamentit, Tahiri nuk mund të arrestohet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy