Republikani Mike Johnson, i mbështetur nga Donald Trump, është zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.
Johnson siguroi 218 vota, ndërsa demokrati Hakeem Jeffries siguroi 215 vota.

Mike Johnson siguroi fitoren pasi bindi dy anëtarë të partisë që e kishin kundërshtuar fillimisht në raundin e parë.
Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë.
Në një postim në mediat sociale këtë pasdite, Trump përgëzoi Johnson për "marrjen e një votbesimi të paprecedentë në Kongres".
Trump tha se Johnson do të jetë një drejtues dhe spiker i shkëlqyer, duke shtuar SHBA do të përfitojnë nga lidershipi i tij.
"Populli i Amerikës ka pritur katër vjet për një arsye të shëndoshë dhe lidership" shkroi Trump në Truth Social. "Tanimë do ta marrin dhe Amerika do të jetë më madhështore se kurrë!"



