Një turiste humbi jetën pasi ra nga lartësia e një shkëmbi në kodrën Areio Pago, në Akropoli të Athinës.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së martës në Akropol, ku viktima është një e re e moshës 30-vjeçare.
Siç raportojnë mediat greke, turistja që humbi jetën, u dërgua me urgjencë në spital, por aty ndërroi jetë.
Shkaku i rënies që ndodhi në orën 12:40 po hetohet nga policia, ndërsa bazuar në deklarimet e dëshmitarëve okularë, dyshohet se ka humbur ekuilibrin teksa ishte duke bërë një fotografi.



