Kur flasim për Europën si unitet kulturor, padyshim ajo nuk mund të formësohet dhe kuptohet pa Greqinë. Ideja e kontinentit evropian si unitet kulturor daton në Greqinë e lashtë dhe Evropa kulturore filloi në Greqi.
Sot, kur flasim për Greqinë dhe kulturën e saj, kemi parasysh pikërisht Greqinë e lashtë, megjithatë, edhe sot, Greqia jep kontributin e saj në kulturë dhe në art.



