
Me mbushjen e tryezës së viti të ri, rritet edhe tendenca për të abuzuar me ushqimet dhe me pijet, qofshin ato alkoolike dhe jo vetëm.
Për individët që kanë probleme me veshkat, kujdesi ndaj ushqimeve duhet të jetë në qendër të vëmendjes, sugjeron mjekja nefrologe Mardisa Duli.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo thotë se kripa dhe sheqeri duhet konsumuar me masë, teksa kujdes të shtuar duhet te konsumimi i gjelit të detit, për shkak të kaliumit të lartë.
Kujdes me ëmbëlsirat të kemi kujdes kripën e shtuar, që ka efekte negative, jo vetëm për pacientët që vuajnë nga veshkat, gurët në veshka, hipotensioni, por edhe në përgjithësi në popullatë. Ekuilibron sasinë e lëngjeve pra duhet një balancë, të përdorim erëza, aromatizues, mos të abuzojnë më kripën., shtojmë pak limon, aceto.
Pacientët që kanë probleme me veshkat duhet që në mënyrë të menjëhershme të ulin nivelin e fosforit në gjak.
Mishi ka vlera të jashtëzakonshme, si mishi i kuq dhe gjeli tradicional kanë vlera për kaliumin, por është me vlera të dëmshme, sepse nëse do këshillojmë kujdes më këto ushqime, gjeli i detit i plotëson të gjitha këto kritere për të plotësuar këto parametra negativ të rrezikut të madh për të sëmurët me veshka, duhet të konsumojnë porcione të caktuar, ka fosfor shumë, ka hekur, shumë, por nga na tjetër ka edhe kalium të shtuar.
Gjeli i detit ka vlera të jashtëzakonshme, në përbërjen e tij, ka sasi të shtuara të hekurit, që është shumë i rëndësishëm për trajtimin e anemisë, për ato që kanë ferritinemi dhe pra vlera të ulura të hemoglobinës. Nga ana tjetër ka fosfor, ka kalium, të cilat në një pacient të shëndetshëm, të mara dhe të përdorura në porcione të caktuara dhe jo të ekzagjeruara, kanë vlera të jashtëzakonshme, por jo për të sëmurët me veshka.



