Zekthi: Më shqetëson degradimi i opozitës dhe degradimi i diskursit publik

Zekthi: Më shqetëson degradimi i opozitës dhe degradimi i diskursit publik

Analisti Fitim Zekthi u shpreh i shqetësuar për atë që e konsideroi si degradim të opozitës shqiptare si dhe degradim të debatit dhe diskursit publik.

Zekthi theksoi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se është uzurpuar opozita dhe institucioni i opozitës.

Nuk e shoh me shqetësim që jam margjinalizuar unë apo tjetri. Më shqetëson degradimi i opozitës. Më shumë se degradimi i një partie më shqetëson degradimi i debatit, diskursit publik. Ka ndodhur një uzurpim i godinës së PD-së. Është uzurpuar opozita, institucioni i opozitës, shoqëria e pranon. Kjo më mërzit shumë, çdo gjë që lidhet mos sundimin e ligjit, me anarkinë, çdo gjë që lidhet me agjentura. Veten time nuk e konsideroj një politikan, thjesht kam dashur të them ca gjëra. Në një kohë revolucioni, është e vështirë që njerëz me profilin tim të jenë të zëshëm, të dukshëm, të merren në konsideratë. Nuk mund të presim ne që të vendosë gjykata për gjithçka. Qeveria nuk ka përballë opozitën, ka qytetarët, ligjin, kushtetutën. Më shqetëson kjo gjëja që meqenëse është opozita e dobët, le të veprojmë si të duam. Thelbi i sistemit demokratik është që turma të mos krijojë presion në vendimmarrje. Mund të dalin gjithmonë demagogë që të përdorin turmën. Nuk ka mundësi që një vendimmarrës të marrë vendime të drejta nën presionin apo oreksin e turmës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy