
Kryeministri Edi Rama nga tryeza e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE që po mbahen të Shkup të MV, dha mesazhin e tij se BE duhet të ishte më serioze me integrimin rajonal.
Rama theksoi se është e rëndësishme të kuptohet që integrimi është një sfidë goxha e madhe dhe përftimi i madh nëse duam me të vërtet, pra të sakrifikoni të humbisni gjithçka.
Ai poashtu deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE merr 400 mijë euro ndihmë, ndërsa vendet e tjera vetëm 130 mijë.
Kjo iniciativë është për të gjithë rajonin. Përpjekjet për konvergjencë janë patetike.
Një nga vendet fqinje, që është pjesë, çdo vit merr 400 mijë për qytetarë, ndërsa ne këtu marrim 130 për qytetarë. Ky është problemi.
Kreu i qeverisë shqiptare nga konferenca “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, iu dha një mesazh të qartë liderëve të Ballkanit, ai iu bëri thirrje që të harrojmë ngjyrën e flamujve të grindjeve dhe se sipas tij flamuri i vendeve të rajonit duhet të jetë ai i BE-së.
Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthur bisedën.
Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon. E para; të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Duhet ta harroni historinë, duhet të jeni dalltonistë.
Ndaj duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve. Harroni historinë dhe ngjyrat, pasi kemi vetme një ngjyrë, që është ngjyra e flamurit të BE-së. Shpresoj që çdo gjë do të shkojë siç duhet.
Gjëja e fundit, ka mundësi për përmirësim sepse duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë. Kur flasim për Shqipërinë, jemi të lumtur që nuk jemi aq patriotë dhe aq të lidhur me historinë dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë.
Të bëjmë presion për të gjithë që të përfundojmë këtë punë. Jam i sigurt se jemi të mirë të konfliktohemi, nuk duam të na mbajnë mend nga konfliktet, por që kemi bërë diçka për njerëzit tanë. Ftojmë liderët të përfshihen në Samitin e BP, me presidentin Zelensky në fillim të shkurtit. Duhet të mësojmë nga Ukraina. Do jetë mirë të mësojmë si luftohet ndaj korrupsionit kur dikush ju bombardon nga mëngjesi në mbrëmje.



