Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, dhe ministrit i Brendshëm Saimir Tahiri kanë mbëritur në kryeministri për një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.
Pjesë e takimit ka qenë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko si dhe Ministrat e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ai i Jashtëm Ditmir Bushati.
Nuk dihet tema e diskutimit mes diplomatit amerikan me Ministrat dhe Guvernatorin por vlen të theksohet fakti se takimi vjen pas grabitjes në Rinas, ku u morën nën kërcënimin e armës rreth 3.2 milionë dollarë të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.
Besohet se temë e diskutimit është edhe situata politike, reforma zgjedhore e sidomos ajo në drejtësi. Nuk dihet nëse temë e takimit do të jetë edhe përplasja mes ambasadorit amerikan dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Takimi zgjati më shumë se 30 minuta.



