Makina përfundon në përrua në Librazhd, humbin jetën burrë e grua

Makina përfundon në përrua në Librazhd, humbin jetën burrë e grua

Dy persona dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e daljes së një makine nga rruga dhe përfundimit në përrua në Librazhd.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi Arjan Yze, rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi Arjan Yze, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Majlinda Yze, rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të dy shtetasve që ndodheshin në automjet.

Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga gjatë natës, pasi viktimat ishin nisur mbrëmjen e së dielës nga Tirana.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy