Policia italiane ka shkatërruar një band shqiptarësh që merreshin me shfrytëzimin e prostitucionit. Sipas mediave italiane shqiptarët kishin ngritur një rrjet të vërtetë prostitucioni në pjesë të ndryshme të provincës së Kazertës dhe kishin në zotërim disa femra, mes të cilave edhe minorene.
Por ditën e sotme, karabinierët e Casal di Principe ekzekutuan urdhër-arrestet për 5 shqiptarë që janë, Osman Hasko, 22 vjeç, Shkumbin Muca, 23 vjeç, Haqif Hasko, 53 vjeç, Faton Dedja, 36 vjeç, dhe Artan Zeqja, 34 vjeç.
Por mediat e shtetit fqinj kanë zbuluar një fakt interesant pasi një nga vazat minorene që prostituoheshin nga banda shqiptare, së cilës iu gjend një kartë identiteti rumune false, është ndaluar edhe më herët nga karabinierët.
Ishte Osmani ai që kontaktonte klientët që më pas kryenin marrëdhënie seksuale me të miturën. Por edhe pse e mitur, vajza nuk e konsideronte veten të burgosur të bandës së shqiptarëve. Nga përgjimet, është zbuluar se e reja edhe pse iu besua një tjetër komuniteti jashtë rajonit Campania, i ka thënë Aqif Haskos , një prej të arrestuarve dhe njëkohësisht babai i Osmanit, se nëse i biri nuk do ta telefononte, do të lajmëronte karabinierët, se e ka nxjerrë në rrugë. Sipas minorenes, Osmani e kishte gënjyer se duke prostituuar do të fitonin para që të martoheshin sëbashku.
Arrestimet u kryen në një operacion blic në orët e para të mëngjesit dhe të akuzuarve u është caktuar masa e arrestit me burg. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët u kishin siguruar vajzave edhe dokumente false për të fshehur moshën e vërtetë.



