Studentët do iu rikthehen protestave më 4 dhjetor

Studentët do iu rikthehen protestave më 4 dhjetor

Studentët paralajmërojnë për protesta. Në njoftimin e fundit të “Lëvizjes për Univeristetin” është theksuar se studentët do të mblidhen për protestën e parë më 4 dhjetor para Ministrisë së Arsimit, në orën 11:00. Sipas tyre në këtë protestë do të marrin pjesë studentë nga e gjithë Shqipëria.

Ata japin edhe 9 arsyet e protestës, ndër të cilat janë: kundër ligjit të arsimit të lartë, arsimi cilësor, përgjysmimi e të gjitha tarifave.

Njoftimi:

ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR

• Ligjit të arsimit të lartë

• Financimit të universiteteve private me paratë tona

• Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR

• Arsim cilësor

• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë

• Përgjysmimin e të gjitha tarifave

• Votë të barabartë studentë-pedagogë

• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese

• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!

BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy