
Avokati Alban Duraj tha në studion e emisionit “MCN Economy” se çështja Beccheti duhet të hetohet nga SPAK pasi dëmi në buxhetin e shtetit është shumë i madh.
Po ashtu Duraj tha se përveç se vendi humbet në arbitrazh, paguajmë miliona lekë për zyra avokatie ndërkohë që duhet të merreshin specialistët e shteti që merret me atë punë.
Duhet hetuar kush i ka marrë këto vendime për prishjen e kësaj marrëveshjeje apo kësaj leje koncesioni. Patjetër që mund ta hetojë SPAK se është dëm i konsiderueshëm. Përveç se ne shkojmë në një humbje kaq të madhe ata zyrtarë që janë përgjegjës, kemi zyra avokatie që paguhen me miliona lekë, ndërkohë që aty ka avokatë të shtetit që janë të punësuar dhe të dedikuar për të zgjidhur këto çështje. Mirë që shkojmë prishim kontrata në mënyrë të kundra ligjshme, por marrim dhe zyra avokatie që i paguajmë me shuma marramendëse ndërkohë që shkojmë nga humbja në humbje . SPAL duhet të hetojë në lidhje me këtë çështje se është dëm i konsiderueshëm për buxhetin e shtetit. Jemi minimalisht para faktit të shpërdorimit të detyrës, se është dëm i konsiderueshëm.



