Sekretet e kontratës paramartesore të Melanias me presidentin Trump

Sekretet e kontratës paramartesore të Melanias me presidentin Trump

Autorja Mary Jordan në librin e saj me titull "Arti i marrëveshjes së saj, historia e patreguar e Melania Trump” shkruan se një prej arsyeve përse Melania Trump e vonoi zhvendosjen e saj nga New York City në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, ishte sepse po rinegocionte marrëveshjen paramartesore me Presidentin Donald Trump. Libri del javën tjetër dhe është shkruar nga një reportere e "Washington Post".

Autorja Mary Jordan citon burime të afërta me Trump të thonë se qëllimi i saj për ta bërë këtë ishte të “ndryshonte marrëveshjen e saj financiare me Trump – asaj pjese që ajo vetë i referohej si “kujdesi për djalin e tyre, Barron”. Libri mbështetet në mbi 100 intervista sipas "The Post". 

Sipas tre personave të afërt me Trump, Melania është siguruar në marrëveshjen e re që “Barron të mos përjashtohet nga bizneset e familjes”. “Ajo i donte provat me shkrim që kur të vijë fjala tek oportunitetet financiare dhe trashëgimia, i biri të trajtohet njësoj si tre fëmijët e tjerë më të mëdhenj të Trumpit”, shkruan Jordan. Zëdhënësja e Zonjës së Parë megjithatë, i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se libri ishte i mbushur me informacione dhe burime të pavërteta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy