Nis viti i ri shkollor/ MCN tv sjell atmosferën e nxënësve nga Tirana, Elbasani e Shkodra

Nis viti i ri shkollor/ MCN tv sjell atmosferën e nxënësve nga Tirana, Elbasani e Shkodra

Nis sot mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar në vend.

Rreth 350 mijë nxënës sipas Ministrisë së Arsimit  do të kthehen në shkollë, prej tyre 28 mijë ulen për herë të parë në banka.

Për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, gazetarët e MCN nga Tirana, Elbasani, Shkodra e Korça, sollën atmosferën e nismës së viti të ri shkollor që u karakterizua nga emocionet dhe dëshira për një nxënie të reja.

Oliverda Allmuça, Tiranë:

Jemi në shkollën ‘1 Maji” ku atmosfera është mjaft e bukur, emocionale. Shohim fëmijë që ngarendin më lule në dorë për në shkollë. Siguria në shkolla tashmë është në masë nga policia, ndërkohë edhe prindërit janë vetëdijesuar dhe makinat i kanë lënë më larg shkollës.

Duhet thënë se ka një rënie me 12 mijë nxënës më pak se në vitin e kaluar

Entela Duka, Elbasan:

Ju përshëndesim nga qyteti i arsimit dhe kulturës, ku edhe sot këtu dita ka nisur me mjaft emocione, sidomos për 1064 nxënësit që për herë të parë shkojnë në bankat shkollore.

Krahasuar me vitin e kaluar në Elbasan ka 148 nxënës më pak.

Bendis Druni, Shkodër:

Ditën e sotme jemi pozicionuar në shkollën ‘Edit Durhan’

Edhe këtu ka një ulje te ndjeshme, ka 2% rënie krahasuar në vitin e kaluar. Janë nxënës dhe prindër që po ndjekin hapjen e viti të ri shkollor edhe pse të emocionuar për nismën e viti të ri shkollor.

Janë mbyllur tre anekse të shkollave kryesisht të zonave te largëta që janë transferuar në shkolla qendër, për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy