
Shqipja ka ndikim në formimin e gjuhëve skandinave, analizon etimologu Agron Dalipaj.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se gjuha shqipe ka shumë fjalë shqipe brenda saj, që kanë ndikuar në fjalëformimin e saj, por që përshtatet sipas etimologjisë së gjuhës suedeze.

Gjuha suedeze ka shumë fjalë shqipe, është shumë e ndikuar në fjalëformimin e saj, nga gjuha shqipe.
Shqipja është qendër e gjuhëve indoevropiane dhe sa më shumë largohesh nga qendra, suedishtja është një gjuhë gjermanike dhe ka më shumë fjalë shqipe sesa gjermanishtja. Kjo është si çudi, por po të shikosh historikun e gjermanishtes ajo është përpunuar shumë nga vitet 1880-1890.
Kjo gjë vërteton se shqipja është qendër e gjuhëve evropiane, atë luftë të madhe që bëhet sot midis asaj rryme që mbështet gjuhësinë krahasuese, që i quajtëm joserioz, ne vërtetoj, me teorinë tonë që shqipja është qendër e gjuhëve endoevropiane.
Etimologu Dalipaj, solli disa shembuj se si disa fjalë suedeze kanë prejardhjen nga gjuha shqipe.
Unë kisha bërë disa studime dje kisha gjetur fjalë të njësojta me gjuhën suedeze, por sipas një parimi, fjala i takon vetëm gjuhës që është në gjendje ta etimologojë fjalën.
Psh. Fjala ‘torka’ që do të thotë thatësire, dmth, thar ka, thartirë ka, (tharka) kalimi i o në a, pra ëhstë e njëjta fjalë në suedisht dhe shqip.
‘groda’ -bretkosë, bre-ka-za, ose kur i themi zhaba, dmth za-ba. Po ta bësh d-z, sic themi Ramadan, ramazan, është ‘ngre-za’, i ka rënë ë-përpara.
‘strong’ dmth i fortë, mjafton ta bësh r-l, del ‘stelong’ gjë që nuk luan.
‘lapar’ lëpij, r kalon në j, dhe lapar është lëpij.



