SPAK zbardh emrat e 21 të akuzuarve në grupin kriminal të kokainës, zbulohet roli i dy gazetarëve (VIDEO)

SPAK zbardh emrat e 21 të akuzuarve në grupin kriminal të kokainës, zbulohet roli i dy gazetarëve (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me mbështetje të Europol, Eurojust dhe autoriteteve ndërkombëtare, ka goditur një organizatë kriminale të trafikut të kokainës, me bazë në Elbasan dhe shtrirje në disa shtete të Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine. Hetimi i bazuar në përgjimet e SkyECC dhe veprime të tjera hetimore ka çuar në ndjekjen penale të 21 personave, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar të policisë dhe një ish-gjyqtar.

Ky grup, i drejtuar nga Suel Çela ishte përgjegjës për trafikimin e kokainës nga Ekuadori drejt Europës, duke përdorur porte të mëdha si Antverp dhe Roterdam. Ata kishin arritur të korruptonin funksionarë të lartë të policisë (ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet Dedan Gjoni) dhe gjyqësorit (ish-gjytari Zihni Shahu dhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu) për të mbrojtur aktivitetin e tyre kriminal.

Përveç trafikimit të drogës, grupi dyshohet për vrasje të tentuara, manipulimin e medias dhe përfitime të paligjshme nga korrupsioni. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash dhe pasuri të paluajtshme të blera nga të ardhurat kriminale.

Ndërkohë lidhur me dy gazetarët, Elton Qyno dhe Artan Hoxha dyshohet se ata janë përdorur nga Suel Çela për të publikuar informacione të pavërteta për interesa personale.

"M.L ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik."  

Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

Arrest me burg:

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Preke Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehja

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetah

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest në shtëpi:

Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje:

Elton Qyno

Artan Hoxha

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy