Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Orët e paradites do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pashershme ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore - juglindore të vendit duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira të dendura zonat verilindore dhe juglindore, më të dukshme në juglindje duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale parashikohet rritje me 2-3 gradë Celcius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy