Protesta edhe në Kakome/ Pula: Luan Leka kishte deklaruar se do bënte investim 70 mln euro. Banorët nuk kalonin dot as në tokat përreth (VIDEO)

Protesta edhe në Kakome/ Pula: Luan Leka kishte deklaruar se do bënte investim 70 mln euro. Banorët nuk kalonin dot as në tokat përreth (VIDEO)

Banorët e fshatrave të Nivicës, Shën Vasilit por edhe dhjetëra emigrantë zhvilluan DJE një protestë kundër izolimit me portë hekuri dhe gardh të plazhit të Kakomesë. Ata akuzuan qeverinë se ka zaptuar pronat në bregdet dhe ka abuzuar me ligjin për dekada. 

 

Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Live se ngjarjet në Zvërnec, Rrjoll dhe protestat në Tiranë kanë ndikuar për këtë situatë.

 

Sipas Pulës shumë prej banorëve nuk mund të aksesonin as pronat rreth plazhit. 

 

Në Kakome është problematikë e vjetër, gati 22-vjecare. Një nga gjiret më të bukura qëndron i rrethuar dhe nuk ka asnjë tabelë në lidhje me projektin pavarësisht se është përfolur. Janë banorët e Nivicës që pretendojnë pronësinë. 

 

Dje ndodhi shembja e kësaj kabine. Kanë bërë dhe herë të tjera protesta, dje ishte finalizimi. Nuk ka ndikuar vetëm përkushtimi i banorëve për të shembur kabinën, por edhe situata në Zvërnec që u hoq rrethimi, situate në Rrjoll. Është presion ndaj qeverisë dhe atyre që kanë bërë bllokimin. Ka qenë vendosur derë metalike, dhe roje private. Është vend I bukur, por s’ka resort.

 

Banorët nuk aksesonin dot as pronat rreth plazhit, nuk kalonin dot. Edhe pronat e tjera i kishin izoluar. Jo vetëm plazhi. 

 

Më tej Pula tha se historia e Kakomesë ka nisur prej 2004 dhe se ka pasur dhe përplasje në gjykata. 

 

Sipas gazetarit në 2021 në skenë doli emri i biznesmenit Luan Leka i cili kishte deklaruar se do bënmte një resort me vlerë 70 mln euro.

Historia e Kakomesë ka nisur më 5 korrik 2004 ku Këshillit i Kontrollit të Territorit të asaj kohe i dha kompanisë Riviera SH.P.K truallin e Kakomesë me qira për 99 vite. U miratua dhe një resort turistik në bashkëpunim me një kompani franceze. Por vendimi u kundërshtua nga banorët e Nivicës që kishin pretendime për pronat., Çështja përfundoi në gjykatë. Agjencia për Kthimin e pronave nuk i ka dhënë të drejtë për të marrë pronat. Edhe gjykata refuzuar pretendimet e banorëve. Rikthimi në skenën e debatit publik ka qenë në 2021 ku biznesmeni Luan Leka e grupit Riviera Kakome deklaroi  që do të bënte një investim, me mbështetjen e bankave, me vlerën 70 milionë euro. Projekti parashikonte një resort me 350 dhoma. Pretendohej se ishin harxhuar 9 mln euro vetëm me blerjen e truallit. Janë 29 mijë hektarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy