Gjokë Mikeli, aktivist i “Nisma Thurrje” tha në studion e MCN Informacion se problemi kryesor që karakterizon të gjithë veriun dhe verilindjen e vendit tonë është emigracioni. Sipas Mikelit, një nga arsyet kryesore se pse njerëzit largohen është vështirësia me të cilën të rinjtë përballen për t’u integruar në tregun e punës.
Problematikat në veri dhe verilindje nuk janë vetëm Kukës dhe Dibër, por edhe në Mat, Lezhë, Mirditë dhe Pukë. Problemi thelbësor është emigracioni. Forca punëtore që ka emigruar, të gjitha zonat kanë degraduar, në zonën nga vij unë kanë mbetur 2-3 familje. Njerëzit largohen nga vështirësia e rinisë për integrimin e tyre në tregun e punës. Edhe nëse integrohen pagat janë të ulëta. E dyta është dhe nepotizmi.



