Cakrani: Zjarri te ish-uzina Dinamo i qëllimshëm nga “mafia e ndërtimit”, të paditet OSHEE

Cakrani: Zjarri te ish-uzina Dinamo i qëllimshëm nga “mafia e ndërtimit”, të paditet OSHEE

Avokati Kujtim Cakrani ndan bindjen se zjarri te ish-uzina Dinamo ka qenë i qëllimshëm dhe kërkon hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes.

 

Në një lidhje për “MCN Economy” ai shtoi se dyshimet e tij bazohen në faktin se zona është në ndërtim e sipër dhe se zjarri mund të jetë vendosur për qëllime përfitimi nga “mafia e ndërtimit”.

 

Nëse zjarri është shkaktuar prej një shkëndije elektrike, Cakrani shprehet se bizneset mund të padisin në gjykatë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe t’i marrin të gjitha humbjet që kanë pësuar.

 

Nga ana tjetër avokati shton se shteti duhet të marrë minimumin e përgjegjësisë që ato familje që janë dëmtuar rëndë, pasi aty kanë përqendruar aktivitetin e tyre 20-30 vjeçar.

 

Kam krijuar bindjen time se ajo ka qenë zjarrvënie e qëllimshme për arsye përfitimi, se ajo është një zonë në ndërtim e sipër. Nuk kam asnjë dyshim se është zjarrvënie e qëllimshme, duke mos marrë parasysh se zjarri mund të merrte përmasa më të gjëra. Do e konsideroja një akt terrorist, se nuk besoj se terroristët që hedhin bomba bëjnë më shumë se kaq. 

 

Nuk di se si do përfundojnë hetimet në këtë çështje, por dhe organi i akuzës ka ndikimet e veta, por për mua kjo është një ngjarje e kalkuluar mirë, e mirëorganizuar, me një regji të caktuar. Është detyrim që të zbardhet ngjarja. Bizneset kanë pësuar dëme të konsiderueshme, të cilat askush nuk i ka marrë përsipër që t’i dëmshpërblejë, pasi iu thonë që nuk jeni të siguruar. 

 

Siguria për pronën apo çdo siguri tjetër, është në nivelin zero. Si doli shkaku i zjarrit pa u bërë hetimi? Deklaratat përcillen paraprakisht që të orientohet prokuroria që ta pushojë procedimin penal, vetëm me pretendimin se ka pasur një shkëndijë elektrike. Unë nuk besoj se ka gjë rastësi. Organet ligjzbatuese kanë detyrimin që ta zbardhin këtë ngjarje dhe të vënë personat përgjegjës para drejtësisë.

 

 Shteti duhet të marrë minimumin e përgjegjësisë që ato familje që janë dëmtuar rëndë, pasi gjithë aktivitetin e tyre 20-30 vjeçar e kanë investuar aty dhe ti nuk ke alternativë tjetër veçse të marrësh valixhet dhe të ikësh nga Shqipëria. Bizneset mund ta padisin në gjykatë OSHEE-në dhe t’i marrin asaj një më një të gjitha humbjet që kanë pësuar, por duke e faktuar me fatura. 

 

Çdo biznes ka blerje, ka deklarime, merret një përafërsi. Se diku i blejnë ato. Ka persona të tjerë fizik që ua shesin. Ka zgjidhje në dy forma, forma e parë të merren patjetër me grupe ekspertësh me njohuri të posaçme të fushës elektrike dhe pse jo pastaj edhe pjesës tjetër. Pasi nëse prokuroria provon se ka zjarrvënie të qëllimshme nga mafia e ndërtimit, kjo kërkon kohën e tyre se hetimet vonojnë.

 

Nëse objekti ishte gjobitur në vitin 2025 për mosrespektim të standardeve të mbrojtjes nga zjarri, kjo është një anë pozitive që do iu japë të drejtë këtyre bizneseve, apo atyre që do bëjnë aktin e vlerësimit dhe konstatimit. Këto janë prova që janë në favor të bizneseve.

 

Nëse do kishte një shtet të së drejtës atyre do iu bëhej verifikimi i dëmeve dhe shteti nuk do i linte këto biznese të ndiqnin forma të tjera. Këtu shteti duhet të ndërhyjë. Por edhe fakti që zjarrfikëset kanë shkuar me vonesë, kjo është një plus për bizneset aty. Mendoj se është një zjarrvënie e qëllimshme, për mua është grup i strukturuar kriminal, mafia e ndërtimit. 

 

Pronari që ka 75% të objektit ka dhe ai pjesën e fajit, se nëse e ka privatizuar në 1995, ka amortizimin e vetë dhe babëzia që nuk e ka lejuar këtë pronar të ribëjë gjithë rrjetin elektrik nuk e ka lejuar. Por nuk besoj se përgjegjësia do i kalojë pronarit të objektit. 

 

Mendoj se përgjegjësia i takon OSHEE-së dhe teknikëve të tyre, që nëse vërtetohet shkëndija elektrike, është përgjegjësia e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy