Muka: Shqipëria s’ka ndërtuar ende universitet në 2025-ën! Kemi kioska universitare dhe regjistrime fiktive

Muka: Shqipëria s’ka ndërtuar ende universitet në 2025-ën! Kemi kioska universitare dhe regjistrime fiktive

Studiuesi Taulant Muka duke folur në “Mcn informacion” tha që Shqipëria nuk ka ndërtuar universitet, ndonëse jemi në vitin 2025. Muka theksoi se kemi të bëjmë me kioska universitare, staf akademik të pakualifikuar. Ai shtoi se janë bërë regjistrime fiktive për të rritur numrat dhe për të mbajtur të hapura degë të caktuara. 

 

Arsimi në Shqipëri është një mishmash, që vjen nga injoranca e integruar në qeveri dhe institucionet drejtuese të universiteteve. Ne sot në vitin 2025 nuk kemi ndërtuar universitet. Kemi kioska universitare. Nuk jemi shkëputur nga gjimnazi. Kemi një staf akademik të pakualifikuar. Me statistika kemi shkencëtarë shumë, por s’prodhojmë shkencë. Është rritur me 100-200 numri i studenteve në auditore. Gjithçka fokusohet te numri, jo te cilësia. Dje u bë virale një zonjë 53-vjecare që s’dinte degën që kishte zgjedhur. Për shkak se nuk ka studentë, bëhen regjistrime fiktive për të mbajtur të hapura degë, që të marrin rroga stafet akademike. Universitetet s’kanë biblioteka, s’kanë ngrohje. S’kemi kampuse universitare. I marrim tokën UT dhe ia japim një universiteti privat. Kur s’kemi matematicienë, fizikantë, kimistë, biologë, si mund të flitet për kërkim shkencor. Është krijuar një sistem i tërë për të mbajtur disa njerëz në punë, por jo të kërkohet cilësi. Biblioteka Kombtare ka kyçur doktoraturat!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy