Prokuroria urdhëron KQZ-në: Hiqini sot mandatin Prengës (VIDEO)

Prokuroria urdhëron KQZ-në: Hiqini sot mandatin Prengës (VIDEO)

Prokuroria i kërkon KQZ-së, t’i heqë brenda ditës së sotme  mandatin  deputetit Prenga. Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme thekson:  “KQZ duhet t’i ndërpresë menjëherë mandatin deputetit socialist Armando Prenga. Ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotësimin e të dhënave, duke mos deklaruar, më së pari, një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali. Sipas Vendimit te Kuvendit nr.17/2016, mosplotësimi i te dhënave “….passjell përjashtimin e menjëhershëm nga funksioni publik….”. Pra, vetem duke u mbështetur ne faktin qe ka nje vendim penal te padeklaruar (te gjykatës se Kurbinit), deputetit duhet t’i ndërpritet mandati.  Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar përgjigjen ditën e sotme për t’i dhënë mundësinë KQZ-së që të shqyrtojë brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorisë për konstatimin për ndërprerje të mandatit të deputetit Prenga”. Sipas prokurorisë afati ligjor i KQZ për të shqyrtuar vendimin e Prokurorisë është brenda 10 ditëve nga vendimmarrja e Prokurorisë. Meqë Prokuroria e Përgjithshme ka marrë vendim për konstatimin e ndërprerjes se mandatit te deputetit Prenga ne dt.15.02.2017 atëherë sot KQZ duhet të marrë vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy