Modelja e njohur italiane, Belen Rodriguez ka folur për herë të parë rreth thashethemeve për një shtatzëni të mundshme dhe martesë me të dashurin e saj, Andrea Iannone.
Në një intervistë për TgCom24, ajo ka thënë se është e lumtur dhe po shijon jetën e saj, por gjithcka që është folur për jetën e saj private nuk është e vërtetë.
“Nuk jam shtatzënë dhe nuk do rimartohem,” – tha ajo duke treguar se është e lumtur në krah të të dashurit të saj.
Gjithashtu foli edhe për shoqërinë e saj, projektet dhe gjithcka që do të sjellë së shpejti për publikun.



