
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është parë mesditën e sotme duke shkuar në prokurorinë e posaçme, SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja se pse Gonxhja ka shkuar në SPAK, por të dhënat e para flasin se kreu i DPSHTRR është thirrur nga organi i akuzës.
Duke folur për mediat pasi dëshmoi për afro gjysmë ore, Gonxhja mohoi që thirrja në SPAK të ketë lidhje me institucionin që ai përfaqëson.
Nuk ka asnjë lidhje DPSHTRR, u thirrja për verifikim për një sqarim për një çështje të tretë.
Nuk ka lidhje me asgjë që lidhet as me ministrinë nga e cila varet, as DPSHTRR, është një çështje verifikimi rutinë.
Deklarova një situatë për të cilën më pyetën.
Nderkohë, në 10 Maj emisioni Xhadat ka trajtuar shpenzimet e miliarda lekë për ndërtesë e fasade të realizuara nga DPSHTRR nën drejtimin e Blendi Gonxhes. Këto shpenzime janë realizuar gjatë periudhës së vështirë të pandemisë dhe vetëm për rikonstruksione luksi. Më poshtë mund të ndiqni dhe materialin e transmetuar nga Xhadat në MCN TV.



