
Prokuroria e Posaçme në fundit e korrikut njoftoi se kishte lëshuar 33 urdhër-arreste duke goditur grupin kriminal të drejtuar nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Prej gati dy dekadash aktiv në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, ata drejtonin perandorinë e tyre duke qëndruar në Dubai. Por perveç trafikun të narkotikve ata akuzohen si porositës të disa prej vrasjeve më të rënda të ndodhura në Elbasan gjatë dekadës së fundit. Konfliktin më të madh ata e kishin me dy vëllezëri Endrit dhe Erion Alibej, me të cilët dikur kishin qënë miq.
Jemi në fundin e vitit 2018, një vrasje e trefishtë trondit qytetin e Elbasanit. Të vrarë mbesin Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, miku i tij nga Turqia dhe Endrit Alibej. Ky i fundit kishte ardhur në Shqipëri për t'u martuar dhe festuar ditëlindjen e vajzsë së tij, në datën 1 janar 2019 ku do të mblidhte të gjithë familjarët e tij. Kjo gjë dihej nga kundërshtarët e tij duke organizuar atentatin e trefishtë.
Ekzekutimi ishte shumë i egër dhe shumë i çuditshëm për shkak se personat e vrarë nuk kishin asnjë lidhje me konfliktet dhe ngjarjet e rënda të ndodhura deri në atë kohë në Elbasan.
Një armiqësi e re mes grupve kriminale kishte lindur në qytetin e Elbasanit, por që origjinën e kishte jashtë vendit me motiv trafikun e kokainës, pasi Endrit Alibej ishte i skeduar nga ana e policisë.
Të tronditur nga ngjarja e rëndë Erion Alibej tashmë bashkapunëtor i drejtësisë, nis të mbledhë informacion se kush i vrau njerëzit e afërt. Gjatë dëshmisë së tij Alibej sqaron se njërëz të grupit të Çopjave i kishin thënë që këtë ia ka bërë Suel Çela, një tjetër personazh shume i njohur në Elbasan. Ai sqaron pak më poshte se kishte folur me Suel Çelën , i cili i kishte mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.
“Fjalët e Suelit kanë qënë ketë, unë nuk kam hak e hile. Bahu i fortë dhe ki durim se çdo gja ka për të dalë. Unë nuk e di se sa mund të zgjasë, por çdo gja ka për të dalë. Unë po mundohem që edhe unë të zbuloj. Mke në mbështetje, mke në krah. Vetëm bërë durim, nuk jam unë, nuk është Xhoni, nuk është askush në këto llafe që po flasin nga ana ime.”- Erion Alibej
Pas këtij diskutimi Erion Alibej vazhdon të mbledhë informacion, duke i përmendur për herë të se organizatorë ishin vëllezëri Çopja. Për ta konfirmuar këtë ai shkon në Hollandë për të takuar Suel Çelën, të cilin e ka takuar në shtëpinë e tij.
“U ulëm në tavolinë, fìlloi të diskutojë dhe më thotë që ‘ta kanë bërë Franc Çopja me Talon. Franci me Talon, me Kelin’, kaq më përmend. Më përpara ngjarjes unë Talo Çelën nuk e kisha dëgju në jetën time. ‘Ta ka bërë Talo ’, më tha, ‘Ta ka bërë Keli, ta ka bërë Franci me Darin ’, më tha. Por arsyeja pse ma kanë bërë kta? i thashë. Më tha flitet për 50 kile që kanë humb në Angli...dhe sikur ia keni marrë ju...50 kile drogë. Du të theksoj që më përpara kisha dëgju dhe unë për këto 50 kilet.”- Erion Alibej
Erion Alibej ka treguar se pasi është njoftuar për vrasjen e trefishte është ndeshur në rrugë me Mikale Qosen, organizator i atentatit dhe i ka kërkuar një armë.
“Sa ndalon aty pak më shikon dhe vjen direkt drejt meje dhe në moment që vjen drejt meje, ul xhamin dhe i them ‘a ke hekur aty?, hekur kuptohet armë. Më thotë mu ky jo, pse qa ka, thotë. Mbaj mend që lart ka qenë me nji person tjetër, por mbrapa e kam identifiku që ka qenë me Ervis Çopjan, Viçe i thërrasim.- Erion Alibej
Në këto pjesë të dëshmisë zbulohet edhe motivi se perse vëllezërit Çopja kanë orgnizuar atentatin e trefishtë. Pas konfimimit të informacionit, Erion Alibej fillon të organizohet kundër grupit të vëllezërve Çopja të cilët personin e kontaktit në Elbasan kishin Mikael Qosen edhe ky i shpallur në kërkim nga SPAK.
Dëshmia është njëra nga provat që ka në dorë SPAK për këtë ngjarje, por komunikimet në Sky Ecc janë ato që zbardhin dinamikën e vrasjeve dhe rolin e gjithësecilit nga të arrestuarit dhe personat e shapllur në kërkim. 29 dhjetori është datë e rëndësishme për grupin e Çopjave pasi një në 29.12.2020 Mikale Qosja i shkruan Franc Çopjas:
“Është për një vjetor, pasi i kishte Xakja ( shtetasi Arzen Mama)”- Dosja e SPAK
Janë zbardhura biseda mes Mikael Qoses dhe Talo Çelës i cili dyshohet se ka qënë pjemsarrës në vrasjen e trefishte në rolin e shoferit. Në një bisedë ata flasin për pjesëmarrësin tjetër në këtë atentat Dashnor Dumanin ,vëllain e e Nuredin Dumanin. Ata kanë dyshime se ai i ka shitur tek Alibej.
“Se nuk duhet të largohej Dashnor Dumani pasi ai ka bërë punën e parë”- Dosja e SPAK
Sipas prokurorisë puna e parë është vrasja e trefishte në Bradashesh. Mikael Qosja dhe Talo Çela në bisedën e tyre përmendin edhe Hajdar Çopja, i cili njihet si Dari, duke thënë se ai duhet të ishte në burg si personi kryesor në vrasjen e trefishtë, por policia nuk ka prova.
“Por darin duhej ta kishin fut nburg, si kryesor, Dari zbriti në Rinas, edhe iku prap. Policia s;ka se si me të mbajt pa prova”- Dosja e SPAK
Një bisedë interesante është mes Renato Musakut dhe Franc Çopjas. Ky i fundit tregon me detaje se kishte qënë për vaki tek Alibejt dhe i kishte hedhur 50 euro dhe këtë e tregon me ironi dhe detaje.Ai shpreh pakënaqësi për Talo Çelën dhe pjestarët e tjerë të grupit pasi kanë gabuar.
“U zbulun ato gjithe.Po car t'i baj Talos un fluturoj me bish nb..., se ato ishin ajrore, sdishin gja nga po i vinte. Po Talo b.... iku me i ven aty doli pastaj gabo, iku nga menja vet Talo si pall k.., tha e njof un kte shkoj un i them. Kjo pune sdo trima budallej. Ika i piva ne i kafe, i hudha i 50 eurosh, t'rroni vet, t'i rrojn dashmit i thash Ahhahahagaah”- Dosja e SPAK
Franc Çopja në një bisedë me nje person të paidentifikuar tregon që 10 vitet e fundit të jetës së tij kanë qënë të ngarkuara në fushën e trafikut të drogës dhe eleminimit të kundërshtarëve.
“Shoku jam i vogël me mosh, po kam 10 vjet pa pushim, sidomos ket 5 vjeçarin e funit as familje asgja spo shijoj, mall intriga lekë vrit e prite, më hikën petlla”- Dosja e SPAK
Në këtë episod del edhe konflikti që ka lindur mes Talo Çelës , krahu i armatosur i grupit Çopja dhe Nuredin Dumanit, vëllai i të cili ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë. Pavarësisht kësaj Mikale Qosja lidhje e ngushtë e Çopjave i kërkon Nuredin Dumanit të vrasë Erion Alibej dhe për këtë do ta paguante 2 milionë euro. Por Dumani i ka kërkuar kokën e Talo Çelës dhe 1.5 milionë euro, për të cilën nuk është rënë dakord. Kjo del nga një bisedë që Dumani bën më një mikun e tij.
“Nuredini ka debatuar me marokenin (Mikael Qosen), të cilit në fund i ka thënë, “o Kel unë jam burrë dhe do ta mbaj fjalën meqë do luftë me mua do të vras njerëzit e tu më të afërt”, Keli i ka thënë “pushka top tu bëftë ”. Më pas Nuredini i tregon Eltonit se pas një muaji nga diskutimi me marokenin (Mikael Qosen), i ka vrarë djalin e hallës dhe shokun më të ngushtë, në Elbasan, për të cilët sqaron se njëri është ekzekutuar me pistoletë ndërsa tjetri me thikë, ku i referohet shtetasve të ndjerë , Emiliano Ramazani dhe Regis Ruanaj.”- Dosja e SPAK
Këto vrasje janë kryer me porosi të Erion Alibej pasi kanë qenë të përfshirë në vrasjne e familjarëve të tij.
Me detaje në dosje janë të zbardhura edhe vrasja e Klevin Bahos dhe plagosja e vëllait të tij Aldo Baho ngjarje e nodhur në 1 korrik 2019 në fshatin Broshkë.
Dy të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej kanë folur për këtë ngjarje të rëndë. Të dy vëllezërit kishin lidhje krushqie dhe shoqërore me Erion Alibejan dhe sipas dëshmisë së këtij të fundit po mblidhnin informacione në Elbasan se kush e kishte kryer vrasjen e trefishtë.
Nga bisedat e zbardhura në Sky Ecc mës Franc Çopjas dhe Eljo Bitrit thuhet se vrasja është xhiruar nga atentatorët.
“Në lidhje me kete video shtetasi Eljo Bitri e pyet shtetasin Mikael Qosja (Kamami), se si e kanë lënë të gjallë Aldo Bahon dhe përse personat që kanë marrë pjesë në ekzekutim nuk kanë zbritur fare nga makina. Ne vijim shtetasi Eljo Bitri ka shkruar se nuk duhet të iknin pa u siguruar dhe se janë sjellë si fëmijë. Shtetasi Mikael Qosja (Kamami), i kthen përgjigje shtetasit Eljo Bitri të cilit i shkruan se, fajin e ka Talo Çela (Moma) pasi kanë goditur dhe kanë ikur me vrap.”- Dosja e SPAK
Vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit është tjetër ngjarja e zbardhur dhe e porsitur nga grupi i Çopjave. Andi Zylyfi është djali i dajës së Erion Alibej dhe ishte në listën e njërëzve të tij të afrt dhe paraqiste rrezik për grupin rival.
I pari që dhënë dëshmi për ngjarje të rëndë është Nuredin Dumani duke konfirmuar se:
“Për vrasjen e Andi Zylyfit nga Talo Çela kam mësuar se kanë marrë pjesë Talo Çela i cili ka qenë shofer i automjetit të atentatorëve ndërsa Altin Ndoci dhe Miri Haxhia ekzekutorë. Informatorë ka qenë Tos Gosa. Financues dhe porositës kanë qenë vëllezërit Çopja dhe organizator Kel Kamami.”- Dosja e SPAK
Kjo është ngjarja për të cilën ai ka hyrë në konflikt me Talo Çelës pasi i ka dhënë makinën dhe ai nuk ia ktheu apo pagoi. Për më tepër pas vrasjes së ndodhur në Peqin policia ka shkuar për kontroll në banesën e Nuredin Dumanit.
Interesante për këtë ngjarje është dhe dëshmia e Erion Alibej i cili konfirmon se djali i dajës së tij po mblidhte informacion për kundërshtarët e tij. Por pas ekzekutimin ai thotë diçka të rëndësishme ku Policia e Elbasanit ishte në ndihmë të Çopjave. Duke qënë se njërëzit e tij po vriteshin dhe nuk kishte kë të nxirrte në terren maskohet si motorrist picerie.
“Sepse njerëz nuk kisha që tmë ndihmoshin, njerëz nuk kisha që tmë identifikoshin sepse doja fakte prova të dija kujt t'i ruhem kujt mos t'i ruhem, kush po më vret, kush spo mèëvret. Bëj dy kupola nga këto që mbajnë motorrat e picave mbrapa, një e piceri Lios dhe një e piceri Zemrat e Mira që e kisha afër, edhe i kam pas gjithmonë në gadishmëri.”- Dosja e SPAK
Ai tregon se ka survejuar levizjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe personave të tjerë. SPAK ka zbardhur disa biseda mes Mikael Qoses dhe Ado Xhikës në datën 25 nëntor 2019, tre javë para se të vritej. Sipas bisedave kuptohet se Andi Zylyfi e ka survejuar dhe ka tentuar të organizoj eleminimin e Mikale Qoses.
“Ky ësht i vetmi që hyni pa lidhje, sesi ju duk kti ka*** akoma se kam mar vesht, pa me njoft fare mu ka**; Do binte ropt ai me vra njerez, Epa si ropq.., pastaj, e kujt; Po jan k.... e lale, jan kalamaj b.... ”- Dosja e SPAK
Se në çfarë niveli ka arritur konflikti mes grupve e tregon një mesazh i dërguar nga Mikale Qosja për Ado Xhikën ku ai i thotë se janë 50 veta që do të vdesin. Lista është e gjatë dhe çdo person që i qëndron afër Erion Alibej do të vritet.
Ndërsa në një bisedë tjetër ditën e vrasjen se Andi Zylyfit Milake Qosja thotë se Zylyfi paska qenë djali i dajës së "krymit", pseudonimi i Erion Alibej.
“Paska qen cuni dajes krymit; Se po e japin lajmet; Posht pallatit me arm; Epo nrrug tu ba horrin, Pa..., si ka... e fluturojn me pras nb..., edhe duhen parkexhu”.”- Dosja e SPAK
Vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë është tjetër ngjarja e finacuar nga vëllezëri Çopja dhe porositur Mikale Qosja pasi ai dyshonte se kishte vrarë Emiljano Ramazanin dhe ishte mik me Nuredin Dumanin. Për këtë vrasje në dosjan e SPAK thuhet se janë paguar 500 mijë euro.
“Me datë 14.09.2020, shtetasi Mikael Qosja (Kamami), i shkruan Arzen Mama mesazhet me këtë përmbajtje: “Maroj laleeeeee, iku me p... të ropve, ai që gjujti te ili”- Dosja e SPAK
Pavarësisht këtyre vrasjeve objektivi kryesorë i vëllezërve Çopja është Erion Alibej, i cili përsa kohës është gjallë është rrezik për ta dhe për biznesin e tyre. Ata kanë tentuar ta vrasin disa herë dhe njëra prej tyre të ngjan si një pjesë e një seriali mbi kartelet meksikane të drogës. Në një bisedë të gushtit 2020, Arzen Mama i tregon se Mikael Qoses se ka një plan për të vrarë kundërshtarin e tyre duke i vendosur një bombë në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë në Elbasan, ku ia do qëndronte, por për këtë duhej të arrestohej njëherë. Duket se këta persona e kishin informacionin se policia po i afrohej Alibej. Pas kësaj Qosja vihet në lëvizje duke komunikuar me Martin Musaj, i cili u arrestua në këtë aksion si zevendes drejtor i paraburgimit të Bradasheshit, ndërsa në 2020-ën punonte në polici.
“Sipas shtetasit Arzen Mama, për vrasjen e shtetasit Erion Alibej mund të vendosen 100 gramë tritol te muri i dhomës ku ai qëndron dhe mund ta shpërthejnë. Ndërkohë, Mikael Kamami, i propozon Arzen Mama që për vrasjen e Erion Alibej duhet të vendosin 5 kg tritol. Gjatë diskutimeve Arzen Mama i shpjegon Mikael Kamami se 5 kg tritol janë shumë dhe se gjatë shpërthimit mund të vriten shumë policë”- Dosja e SPAK
Në 18 shtator 2020 Erion Alibej arrestohet dhe u shoqërua në drejtorinë e Policisë në Elbasan ku qëndroi në paraburgim. Në kohë rekord ata marrin vesh se në cilin kat dhe dhomë ndodhej objektivi i tyre, madje kanë akses edhe në kamerat e brendshme të drejtorisë së policisë.
“Nga bisedat rezulton se, Mikael Kamami dhe Arzen Mama kanë patur akses në kamerat e ambienteve të brendshme te DVP Elbasan. Në fotot e paraqitura nè kërkesën e Prokurorisë së Posaçme evidentohet shtetasi Erion Alibej gjatë shoqërimit të tij në ambientet e DVP, Elbasan. Nga kqyrja e bisedave të zhvilluara në aplikacionin Sky ECC, rezulton se, më datë 18.09.2020, Arzen Mama i dërgon Mikael Qosja (Kamami), foto të Erion Alibej në ambientet e jashtme dhe të brendshme të DVP Elbasan.”- Dosja e SPAK
Fuqia e këtij grupi është mjaft e madhe pasi në këtë rast ishin të gatshëm të paguanin deri në 4 milionë euro në rast se Erion Alibej ekzekutohej.
Në një tentativë tjetër ata ishin të gatshmë të paguanin 5 milionë euro për kokën e tij dhe 3 milion të tjera për Arjan Spahiun, Aldo Bahon dhe Ilir Lloshin. Këtë radhe vrasja sihte marrë përsipër nga Flobenc Meçja i cili i dergon këtë mesazh Franc Çopjas.
"Po aty qenka me ja fat me tull hahahha,O shok me aq lek sa jep ti për kyt un ja q... ropt i hy me shtet dhe e maroj”- Dosja e SPAK
Një tjetër atentat ishte parashikuar gjatë periudhës së karantinës dhe nëse realizohej do të ishte një atentat terrorist.
Vrasja ishte planifikuar që të kryhej me anë të tre dronëve të ngarkuar me nga 5 kilogram tritol secili, të cilët do ngriheshin në katin e fundit të pallatit ku jetonte Alibej dhe aty do ta shpërthenin.
"Por 15 kg minimum,me i djeg komplet cka mren, skam besitn me i van ma pak, po 3 cop do plasen në të njejtën koh”- Dosja e SPAK
Ky është një mesazh që Mikale Qosja ia dërgon Franc Copjas dhe puna do kryhej nga Besmir Haxhia me ndihmën e një xhenieri.
Janë edhe një sërë tentativash të tjera ndaj Erion Alibejt, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe ruhej shumë dhe kishte vendosur kamera kudo në pallatin e tij dhe zonën perrreth.
Janë një sërë tentativash të tjera ndaj njerëzve më të afërt dhe atyre që ndihmojnë Alibejn, por për shkaqe të ndryshme kanë dështuar. E gjithë kjo veprimtari e grupit Çopja nuk mund të kryhej pa ndihmën e punonjësve të policisë dhe atyre të drejtësisë.
Si ndihmës të tyre përfunduan në pranga ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe sekratrja Denada Tola. Ato njoftonin për grupin për veprime të ndryshme hetimore që bëhëeshin dhe informacione të tjera.
Të njëjtën gjë bënin dhe Martin Musaj dhe Agustin Çinari, të dy punonjës të policisë të cilët kundrejt pagesa ndihmonin me informacion drejtuesit e grupit Çopja.



