Gjermania liron dhe e dërgon në Marok bashkëpunëtorin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA

Gjermania liron dhe e dërgon në Marok bashkëpunëtorin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA

Gjermania do të largojë një bashkëpunëtor të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, maroken Mounir al-Motassadek.

Ai ka kryer dënimin duke ndenjur për gati 15 vjet në burg për akuzën e vdekjes së udhëtarëve në aeroplanët e përdorur në sulmet.

Ai ka shërbyer pothuajse të gjithë dënimin e tij dhe po dërgohet në Marok.

Ai gjithmonë ka mohuar përfshirjen në komplotin e 11 shtatorit, por ka pranuar të jetë miq me ata që i kryen këto sulme.

Autoritetet gjermane po e transportojnë atë nën masa të repta sigurie.

Fotot e publikuara të hënën treguan se Motassadek mbante një mbules tek sytë dhe ishte me duart e lidhura, duke u marrë nga burgu me helikopter.

Motassadek ishte personi i parë i dënuar në lidhje me sulmet e 11 Shtatorit kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit, në të cilën vdiqën rreth 3,000 njerëz.

Der Spiegel raporton se Maroku kishte këmbëngulur që Motassadek të fluturojë në një fluturim të rregullt të pasagjerëve komercial - ku ai do të ulet i shoqëruar nga disa policë në rreshtin 32.

Sapo të mbërrijë në Marok, fati i tij i saktë është i paqartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy