
Autori i emisionit “Fokus”, gazetari Robert Papa foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi skandalin e ish-zyrtarin e FBI Mcgonigal, dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori. Papa thekson se fakti që ish-oficeri i CIA-s thotë që janë paguar nga qeveria shqiptare, e rëndon Ramën shumë.
Papa tha se nëse ambasadorja Yuri Kim nuk ka njoftuar shefat e saj në Departament për takimet e zyrtarit të FBI në Shqipëri, do ketë probleme. Ai i konsideroi fotot e deputetëve dhe biznesmenëve shqiptarë me McGonigal si tregues të komplekseve të inferioritetit të njerëzve fshataresk.
Nuk mund t’i japë drejtësia amerikane materiale bardhit apo të ziut. Problemi është ky, Rama nuk është në akuzë, ka qenë i hetuar, por çështja është më serioze se sa duket. Çështja është shumë e madhe dhe grimasat që vijnë nga Shqipëria janë shumë pak. Problemi është si funksionon juria e madhe. Janë 20-23 vetë të cilët kanë dy vjet kanë parë dokumente pa fund nga hetimet. Aktakuza është shumë pak. Prokurori nuk dërgon para jurisë së madhe gjithçka. Pyetjet që duhet t’i bëjmë Ramës janë këto: A ke dëshmuar te FBI? Nëse nuk ke dëshmuar a do të pranosh të dëshmosh në gjyqin që vjen? Kur të është njoftuar zyrtarisht që je nën hetime. Këto janë tre pyetjet kryesore që duhet të bëjë SPAK. Ndërkohë ambasadorja Yuri Kim ka probleme. A i ka informuar shefat e saj në Departament për vizitat e një zyrtari të FBI që takohet me zyrtarë të lartë shqiptarë?! Në qoftë se jo, ajo do ketë problemet e saj. Ideja që deputetët shqiptarë dalin dhe bëjnë fotografi, kjo tregon kompleksin e inferioritetit të njerëzve fshataresk. Përpara 90-ës kur vinte një i huaj ishte gjë e madhe, s’ka pse të jetë.
Byroja e Nju-Jorkut ka 2000 agjentë, por ka edhe njerëz të tillë që bëjnë pjesë te lojtarët politik, që ka qenë të grupi të fortë që kundërshtuan Hillary Klinton dhe mbështetën Trump, por bie në grackën e politikës. Por ka një zyrë avokatie të fortë dhe ai do përpiqet të pastrojë emrin e tij. E kam thënë që ka thënë ‘non guiluty’ (i pafajshëm) në Nju-Jork, në Uashginton s’ka thënë ‘non guility’, aty duhet të ketë një lloj pazari. Në bisedën që kam pasur me një avokat amerikan dje, më ka sqaruar që personi A, mund të ketë bërë pazar me FBI-në. Fakti që Rama përmendet 6 herë, dhe ish-oficeri i CIA-s thotë që janë paguar nga qeveria shqiptare, e rëndon Ramën shumë. Sepse shqiptarët e dinë si operojnë kryeministrat shqiptarë, nuk bëjnë pagesa vet, por përdorin biznesmenët e tyre, që marrin mbrapsht favore të mëdha. Rama në çdo takim me të huajit, të paktën në Amerikë do të shikohet si dikush që ka lidhje me njerëz të inkriminuarë, që pastrojnë para dhe lojtarë potencialë të Rusisë. Drejtësia amerikane funksionon kështu, prokurori që ta çojë çështjen në gjykatë, do ketë materialet që do t’i çojë jurisë së madhe. Jurisë i çohen materiale herë pas here. Aty nuk afrohet çdo gjë. Prokurori mendon që me 2-3 fakte të nisë gjyqin, dhe aty dalin fakte pa fund. Unë kujtoja se ishin mbyllur hetimet. Jo, avokati tha se çdo ditë mund të dalin fakte të reja dhe të thirren dëshmitarë të rinj. Hallet e Ramës s’kanë mbaruar”.
Ndër të tjera Papa përmend takimet e Gledis Nanos me drejtorin e FBI, duke u shprehur se nuk është habi që kenë komunikuar nëse ish-drejtorit të Policisë i është kërkuar informacion.
Për ne është damke e keqe, na paraqet si Republikë Bananesh, një shtet pa protokoll, me komplekse inferioriteti. Ramën e pyetën a ke njoftuar ambasadës amerikane. Kryeministri nuk njofton, por i ka oficerët e kontaktit. Mos harrojmë që Gledis Nano ka qenë pritur zyrtarisht nga drejtori i FBI. Mos i duket habi Ramës që Nano ka komunikuar me ata nëse i kanë kërkuar informacion. Sepse janë dy organizata homologe, FBI dhe Policia. Rama e ka humbur tolerancën, blerjen e heshtjes nga Departamenti, mbështetet te Sorosi. Por as Sorosi as Zot s’e ndihmon dot me FBI-në dhe me drejtësinë amerikane. Rama është 6 herë në aktakuzë. Flitet fjalë për fjalë që qeveria shqiptare ka paguar agjentin e FBI. Ajo 225 është shumë pak. Dihen lidhjet e Ramës me ata pagatorët që ka rreth e përqark. Mund të gjeni kronikat me Gjiknurin, Ballën, nuk është rastësi që të gjithë janë ngjitur te ai. Pjesë e korrupsionit, janë të gjithë ata që kanë dashur të flirtojnë me foto me këtë njeri që turpëron FBI-në, sistemin amerikan. Është e turpshme. Fakti që e nis SPAK-u është mirë, por duhet të jetë serioze në mënyrën si e nis. Nëse Parlamenti shqiptar do ketë hiring si në Amerikë do dalin shumë të vërteta. Që qeveria shqiptare është e korruptuar këtë e dinë të gjithë, edhe këtu në Amerikë. Amerikanët gjithmonë kanë toleruar atë që gjendet në zyrën e kryeministrit. Ka kohë që ai është ftohur me Yuri Kim-in. Por s’do të thotë që e mbështesin. Është ftohur me Yuri Kim-in. Shpresoj që deri në maj kur të jenë zgjedhjet, Rama vjen e bie. Ardhja e ambasadorit të ri mund të ketë fokusim ndryshe në marrëdhëniet me Shqipërinë. Kjo bën të duket non sens non grata ndaj Berishës, ndaj tij s’kërkonin fakte, tani me Ramën kërkojnë fakte. Amerikanët duhet të jenë të barazvlefshëm në vendime.



