Pekini ka vendosur të mbyllë parqet, qendrat tregtare dhe muzetë, pas rritjes së rasteve me Covid.
Qeveria kineze ka filluar testimin masiv në shumë qytete, duke rritur shqetësimet për ekonominë e saj dhe duke zbehur shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë.
Kina raportoi 28,127 raste të reja të hënën.
Në Pekin, rastet po arrijnë nivele të reja çdo ditë, ndërsa qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.



