Situata energjetike/ Duleviç: Kemi teprica të energjisë, ato janë shitur dyfish më pak, institucionet duhet të përgjigjen (VIDEO)

Situata energjetike/ Duleviç: Kemi teprica të energjisë, ato janë shitur dyfish më pak, institucionet duhet të përgjigjen (VIDEO)

Situata energjetike në vend momentalisht është e qëndrueshme.

Me gjithë këtë, Azmer Duleviç-ekspert energjie, në MCN live, ka shtruar disa fakte dhe kritika përkitazi me mënyrën e menaxhimit të shitjes së energjisë elektrike të prodhuar me shumicë nga KESH.

Lidhur me këtë ai thotë se teksa kemi teprica të energjisë, ato zyrtarisht janë shitur me çmime dyfish me pak dhe se institucionet duhet të tregojnë transparencë në këtë aspekt.

Për momentin nuk jemi në krizë energjetike sepse prodhimi mbulon të gjitha nevojat, madje kemi edhe tepricat të cilat po i shesim, dhe sa po i shesim kjo është më interes edhe për qytetarët. Shpesh herë është thënë nga drejtor, ministra dhe drejtues të institucioneve të sektorit të energjisë, është thënë që arritur çmimi i energjisë, 1048€ që në fakt në muajin gusht ishte vetëm dy orë dhe ne nuk blemë me këtë çmim.

Pra kur çmimet ishin shumë të mëdhaja, gjithandej u bombarduam me lajme se çmimi është shumë i lartë, dhe në momentin kur ne kemi tepricë të energjisë elektrike, ne e shesim gati dyfish më pak, por kemi patur edhe lote. Konkretisht sot është shitur energjia elektrike me 40 € dhe në fundjavë me 25 € megavat orë. Për mendimin tim, jo është skandal që duhet të përgjigjet dikush që drejton institucionet përgjegjëse dhe të jap shpjegime.

Madje i sfidoj të gjithë të hyjnë paktën në faqen e Fb në KESH nëse do marrim ndonjë informacion vetëm do shikojnë deklarata të ministres Balluku, pra, institucione duhet të kryej funksionin e saj primar për të cilën është.

Duleviç ka kritika edhe për mënyrën e transparencës për ndërmjetësit për shitblerjen e energjisë, për të cilën thotë se nuk ka as emra as fakte.

Lidhur me këtë shteti duhet të bëj transparencë në këtë aspekt.

Kompanitë që bëjnë transaksionet, ose ndërmjetësit, nuk jepen me emra, pra kjo ngre shumë pikëpyetje të tjera, se kush janë këta ndërmjetës dhe mos ka ardhur që ta marrë shteti transaksionin, shitblerjen e energjisë, pra KESH. Sepse në këtë moment unë dal në përfundimin se këta ndërmjetësit, njëlloj si bordi i Transparencës, qenkan vetëm në momentin kur është çmimi më lartë, që shpenzohet më tepër paratë e qytetarëve shqiptar. Mendoj se vetëm këtë e shikoj si zgjidhje, sa i përket sektorit elektroenergjitik, për të dal nga ky absurditet shumë i madh që nuk ka asnjë shpjegim logjik pse ndodh. E kuptoj dhe daljen e drejtuesve të institucioneve, mandej do dalin edhe sot do thotë që kemi tepricë dhe nuk na blen kush energjinë elektrike, por për këtë arsye janë në institucion dhe duhet të merren masa që të mos arrijmë në këtë pikë.

Për Duleviç, justifikimi i institucioneve është se nuk ka bursë funksionale të energjisë elektrike.

Bursa e energjisë elektrike duhej të ishte funksionale qysh në muajin nëntor, besoj as në mars me çfarë po shoh, nuk do të jetë funksionale dhe në mungesë të bursës, justifikimi është kemi tepricë por nuk na e blen kush.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy