Gjendet nëndetësja me të cilën Eskobar transportonte drogën nga Kolumbia në SHBA

Gjendet nëndetësja me të cilën Eskobar transportonte drogën nga Kolumbia në SHBA

Dy ish-agjentë të CIA-s, Doug Laux e Ben Smith, gjetën në ujërat pranë brigjeve të Kolumbisë një nga nëndetëset e përdorura vite më parë nga lideri i kartelit “Medellin”, Pablo Eskobar, për kontrabandimin e drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bën të ditur Infobae.

Dy ish-agjentët ishin në kërkim të mjetit nënujor, i cili dyshohet së mund të ketë brenda rreth 50 miliardë dollarë.

 Laux e Smith arritën deri te nëndetësja falë indikacioneve të një banori të zonës, që ka ndihmuar në shkarkimin e nëndetëses shumë vite më parë. Edhe pse ata gjetën nëndetësen, nuk gjetën asnjë gjurmë të parave të trafikantit më të madh të drogës.

Pablo Escobar, lider i kartelit “Medellin” u vra më 2 dhjetor 1993. Ai ka përdorur nëndetëse për t’u shpëtuar kontrolleve të autoriteteve ndërsa transportonte tonelata me kokainë, të cilat kalonin nga Porto Rico dhe mbërrinin në Miami. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy