Rama: Na duhen ndihma monetare, plaga më e madhe është mungesa e strehimit

Rama: Na duhen ndihma monetare, plaga më e madhe është mungesa e strehimit

Për përballimin e situatës që ka krijuar tërmeti, kryeministri Edi Rama thotë  se më e nevojshme është ndihma financiare sesa ajo materiale. Në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm, Rama tha se fondet e mbledhura do të shkojnë për banesat e dëmtuara.

Plaga është te mungesa e banimit dhe strehimit. Ndaj duhet të fokusohemi tek ky kontribut. Për këtë kontribut unë mendoj që është shumë pozitive dhe ndihmëse për ne që në komitetin kombëtar të rindërtimit të na përfshihen edhe organizatat që kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme monetare nga kontributet e të gjithë njerëzve nëpër botë, pro edhe brenda Shqipërisë që do të jenë në tryezë për të garantuar bashkëpunim, për të qenë një me qeverinë në këtë situatë. Është me rëndësi që planet dhe projektet të jenë të koordinuara”, tha ai.

Rama premtoi transparencë për fondet e mbledhura.

Do të garantojmë një transparencë në përdorimin e çdo qindarke, qoftë nga buxheti, qoftë nga donatorët. Çdo qindarkë, çdo euro, çdo dollar do të jetë i supermonitoruar nga shumë sy dhe do të jepet llogari për çdo shpenzim. Do bëjmë një transparencë të plotë për mënyrën si do zbatohen planet e financimit”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy