2 750 palestinezë janë vrarë dhe 9 700 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës nga sulmet izraelite që prej 7 tetorit.
Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Nga ana tjetër turma njerëzish që duan të largohen nga Gaza janë mbledhur në vendkalimin kufitar Rafah.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRWA) në raportin e saj të fundit mbi situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor thotë se nuk ka mjaftueshëm çanta trupash për të vdekurit në Gaza.



