Bie nga skela teksa punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

Bie nga skela teksa punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë në Shëngjin, teksa po punonte.

A. L. 45-vjeç nga Kallmeti, ka rënë nga skela teksa po punonte në një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin.

Ai ka rënë nga skela e pallatit duke marrë dëmtime të rëndë në trup.

Fatkeqësisht punëtori humbi jetën rrugës për në spitalin e Lezhës.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë. 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy